Bota

Atomikja e fundit e shokut Kim

kimi

Korea e Veriut ka një arsenal armësh bërthamore pak a shumë të ëprparuara: pesë, sipas vlerësimit të shërbimit të fshehtë amerikan, ose njëzetë, sipas burimeve shkencore kineze. E sigurtë është që teknikët e dinastisë Kim, që nga viti 2006 kanë kryer katër teste shpërthimesh nëntokësore: i fundit, në 6 janar, provokoi një tronditje të barabartë me 5.1 gradë të shkallës Rihter. Të hënën Feniani kërcënoi se “do të shtypë butonin dhe do të reduktojë në flakë dhe hi bazat e armikut” koreano-jugor dhe amerikan, në një sulm parandalues. Dhe dje i ka shtuar mesazhit fotografitë e Kim Jong-un, i cili ka inspektuar arsenalin raketor dhe është kënaqur përballë asaj që u quajt “një kokë me mbushje bërthamore në miniaturë”, e gatshme për të goditur.

“Kokat me mbushje bërthamore janë standartizuar për t’u montuar në raketa balistike, kjo mund të quhet një armë e vërtetë frenuese bërthamore”, ka thënë Kimi për agjencinë shtetërore të lajmeve Kcna.

Në fotografitë Kimi, me kapuç dhe syze, pozon përpara një sfere argjendi që mendohet të jetë mbajtëse e një koke me mbushje bërthamore, e gatshme për t’u montuar në një raketë. Ndoshta është model, por shqetësues: për herë të parë është diktatori vetë që shpall (kërcënon), se vendi i tij ka arritur teknologjinë për të lëshuar një armë bërthamore.

Ministriae Mbrojtjes e Seulit po studion fotografitë e sferës. Komuniteti shkencor thotë tashmë se “bëhet fjalë për një model”, pasi nëse do të kishte vërtetë uranium apo plutonium, Kimi dhe personeli që e rrethon nuk do të ishin pranë një pajisjeje radioaktive pa masat e përshtatshme mbrojtëse”. Shërbimet e fshehta perëndimore vazhdojnë të pohojnë se Feniani nuk e ka ende teknologjinë në gjendje për të montuar nëj kokë të tillë në një raketë. Edhe pse shefi i shërbimeve të inteligjencës së SHBA, i tha Kongresit në vitin 2010 se brenda pesë vitesh, do ia kishin dalë: sot jemi në 2016-ën.

Ka gjithmonë dyshime mbi deklaratat e koreano-veriorëve. Propagandë apo realitet? Për shembull, vitin që kaloi, Kimi u fotografua teksa asistonten ë lëshimin e një rakete nga një nëndetëse në zhytje: duke studiuar pamjet, analistët paralajmëruan se hija në det nuk ishte në një linjë me rrugën e raketës, dhe sipas tyre raketa ishte lëshuar nga një platformë dhe jo një nëndetëse.

Projekti bërthamor bindi gjithësesi OKB-në që të vendosë sanksione shumë të forta, të pranuara nga Kina, një mbrojtëse e madhe e mbretërisë së shokut Kim. Dhe dje ministria e Jashtme ruse ka thënë se “rreziku i sulmit parandalues të Kim Jong-un mund të krijojë bazën ligjore për përdorimin e forcës ushtarake nga ana e komunitetit ndërkombëtar”.

Edhe Pekini i druhet një lufte bërthamore në kufirin e tij dhe thotë se rrezikon “katastrofën” në gadishullin korean. Ndoshta Kimi e ka kaluar pikën pa kthim./Corriere della Sera – Në shqip nga bota.al

Leave a Reply

Back to top button