Horizonti.al

Balenat boreale janë muzikantët e xhazit në oqean

Deri më tani janë kryer një sërë kërkimesh mbi tingujt e balenave, por pak vëmendje u ishte kushtuar një varieteti tjetër të këtyre gjitarëve, balenave boreale që jetojnë në Groelandë dhe që sipas të dhënave të një kërkimi të ri mund të kenë një repertor shumë më të gjerë. Një ekip nga Universiteti i Uashingtonit ka arritur të regjistrojë falë një rrjeti mikrofonash nënujorë deri në 184 tinguj të ndryshëm dhe kanë zbuluar ndryshime shumë interesante përsa i përket balenave të llojeve të tjera. Tingujt e këtyre të fundit janë të përbëra nga njësi tingujsh të ndryshëm, ato të balenave boreale përbëhen nga një njësi e vetme mbi të cilën realizojnë modifikime tonesh. Për këtë arsye ekspertët shpjegojnë që këta tinguj të balenave të llojeve të tjera krahasohen me muzikën klasike, ndërsa ata të balenave boreale janë si xhazi. Qëllimi i këtyre tingujve është i ndryshëm, qysh prej shënjimit të territorit deri tek kërkimi i një partneri. Deri më tani mendohet se i nxjerrin vetëm meshkujt, megjithatë është e nevojshme të kryhen kërkime të tjera për të konfirmuar me siguri absolute. / horizonti.al

https://horizonti.al/2018/04/05/balenat-boreale-jane-muzikantet-e-xhazit-ne-oqean/

 

 

Leave a Reply

Back to top button