Shendeti

Bananet dhe roli i tyre i pazëvendësueshëm në tru. Ja pse duhet t’i konsumoni përditë…

Bananet janë të pasura në kalium, gjë që ndihmon në transmetimin e mesazheve neuronale. Ato mund të jenë ushqimi më i preferuar në botë per trurin. Përmes elementëve të tyre përbërës, bananet ndikojnë në tru në përmirësimin e sjelljes dhe rregullimin e oresit, si dhe në funksionet konjitive, si përqendrimi dhe kujtesa. Sipas Departamentit të Agrikulturës në SHBA, një banane me madhësi mesatare përmban 0.46 mg vitaminë B6, 422 mg kalium, 32 mg magnez, 29 mg karbohidrate dhe 3.1 gramë fibra.

Një nga ndikimet më të rëndëishme të bananeve në tru është dhe rregullimi i gjendjes emocionale. Përbërësit e tyre stimulojnë trurin për të prodhuar lëndë kimike, të cilat sjellin një gjendje më të mirë të shëndetit mendor. Nga njëra anë, ato janë të pasura me vitaminë B6 dhe me karbohidrate, të cilat e ndihmojnë trurin në prodhimin e lëndëve neurokimike, dhe nga ana tjetër përmbajnë edhe aminoacide esenciale triptofan dhe tirozinë, të cilat janë prekursorë të serotoninës dhe domaniës, neurotransmetues rregullatorë të gjendjes së shëndetit mendor. Serotonina dhe dopamine kanë rol kyç për një sërë funksionesh nervore, duke parandaluar depresionin dhe duke shtuar ndjesinë e lumturisë dhe kënaqësisë. Një tjetër përbërës “i lumtur” i bananeve është edhe magnezi, i cili bën që truri të “perceptojë” më pak stres.

Funksionet konjitive

Përbërësit në banane ndihmojnë edhe në përmirësimin e funksioneve konjitive, si përqendrimi dhe kujtesa. Bananet përmbajnë një sasi të lartë kaliumi, i cili ndihmon në tejçimin e oksigjenit në tru, duke e mbajtur mendjen të shëndetshme. Kaliumi ndikon në aktivitetin normal elektrik midis qelizave nervore në tru. Nga ana tjetër, magnezi si një element po ashtu i rëndësishëm tek bananet, redukton nivelet e amoniumit në tru duke përmirësuar aftësinë për t’u përqendruar. Bananet reduktojnë riskun për t’u prekur nga sëmundja e Parkinsonit dhe e Alzhaimerit.

Bananet gjithashtu japin një kontribut të madh edhe në reduktimin e oreksit, gjë që i bën mjaft të preferuara në programet dietetike. Ato janë të pasura në karbohidrate dhe në fibra duke ju dhënë sasinë e duhur të tyre në ditë dhe duke parandaluar shtimin e peshës suaj. Nga ana tjetër, shtimi i serotoninës, e cila vepron drejtpërdrejt në qendrën e oreksit në hipotalamus, bën që oreksi juaj të reduktohet. Prania e fibrave në banane dhe në perime apo fruta të tjera, tendos murin intestinal duke çuar në prodhimin e hormoneve gastrointestinal, të cilat veprojnë në tru duke frenuar oreksin tuaj dhe duke ju ndihmuar në rënien në peshë.

Leave a Reply

Back to top button