Bota

Bashar el Assad, trashëgimtari që nuk donte të ishte

Bashar el Assad, djali i dytë i “Luanit të Damaskut” Hafez el Assad, lindi në vitin 1965. Jo i paracaktuar që të drejtonte vendin, Presidenti – diktator aktual e drejton Sirinë prej 15 vitesh, katër të fundit të përgjakura nga lufta civile. Çfarëdo gjëje që mund të mendohet, personazhi po rezulton një element i domosdoshëm në rregullimin e ardhshëm e Lindjes së Mesme

Screen Shot 2016-08-10 at 07.27.04

Henry Kissinger, që në karrierën e tij diplomatike kishte kaluar shumë orë duke negociuar me Hafez el Assad, e kishte quajtur atë “Bismarku i Lindjes së Mesme”, duke shtuar edhe se: “Në Lindjen e Afërt, asnjë luftë nuk mund të bëhet pa Egjiptin, ama asnjë paqe nuk rezulton e mundur pas Sirinë”. Me 10 qershor 2000, njeriu që kishte mbretëruar me dorë të hekurt në Damask qysh nga viti 1970 ndërron jetë përpara se të mund të shihte djalin e tij Bashar Hafez me caktimin zyrtar për suksesionin nga ana e partisë Ba’ath (Partia e Rilindjes Arabe). Por, në ngutin dhenë urgjencën e momentit, Parlamenti sirian mblidhet disa orë pas vdekjes së Hafez për të modifikuar kushtetutën dhe mundësuar Bashar, që nuk e ka ende moshën e kërkuar (40 vjeç) për t’u paraqitur si kandidat për presidencën. Në këtë mënyrë, një muaj më pas, në moshën 34 vjeçare, Bashar zgjidhet President i Republikës nëpërmjet një referendumi në të cilin është kandidat i vetëm.

Nga mjekësia në …

I lindur në Damask me 11 shtator 1965, Bashar është më i vogli i katër djemve dhe i një vajze. Djali i madh është Bassel apo Basil, që shumë shpejt futet nga i ati …

[real3dflipbook id=”1259″]

 

Leave a Reply

Back to top button