Bota

BBC: Erdogan po e humb “shumicën absolute”

Screen Shot 2015-06-07 at 21.59.07

Partia e cila po udhëheqë aktualisht Turqinë, AKP, duket se për herë të parë pas shumë vitesh do të humbasë shumicën.

Tashmë kur janë numëruar 90 për qind e votave, partia e Erdoganit duke se nuk do të gëzojë një shumicë absolute.

Edhe pse do të vazhdojë të mbetet partia më e madhe në vend prapë do t’i duhet një koalicion për të udhëhequr me vendin. Ata deri më tani kanë fituar 42 për qind të votave, kur kanë mbetur edhe më pak se 10 për qind të votave pa numëruar, transmeton Zeri.info.

Nëse kështu vazhdohet deri në fund, atëherë do të përfundonte epoke 13-vjeçare e sundimit të AKP-së si parti e vetme në Turqi.

Kjo do ta mërziste pa masë presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, i cili planifikon të shtojë fuqitë e tij. Presidenti Erdogan, i cili së pari erdhi në pushtet si kryeministër në vitin 2003, i synonte dy të tretat e shumicës së votave për ta shndërruar Turqinë në Republikë Presidenciale.

BBC raporton se këto zgjedhje ishin sfida më e madhe e AKP-së që kur kishte ardhur në pushtet.

Nëse do të mbetet ky rezultati përfundimtar, atëherë partia e Erdoganit do të ketë 263 ulëse nga 550 në Parlament, e përcjellë nga Partia Republikane e Popullit (CHP), dhe Lëvizja Nacionale (MHP). Ndërkohë, partia pro kurde (HDP) tashmë duket se ka kaluar kuotën prej 10 për qind do të ketë afro 75 ulëse. /Zeri/

Leave a Reply

Back to top button