Bota

Bëhuni gati! Do testojmë bombën me hidrogjen në Paqësor

Koreja e Veriut thotë se mund të testojë një bombë me hidrogjen mbi Oqeanin Paqësor, pasi Presidenti i SHBA, Donald Trump kërcënoi të shkatërronte vendin, udhëheqësi i të cilit u përgjigj duke premtuar se do ta bënte Trumpin “e çrregulluar mendërisht” që të paguante shtrenjtë për kërcënimet e tij.

Duke folur në Nju Jork të premten, Ri Yong-ho, ministri i jashtëm i Koresë së Veriut, tha se vendi i tij mund të merrte në shqyrtim një test të bombës me hidrogjen në një shkallë të paparë, në Oqeanin Paqësor.

Japonia, i vetmi vend që vuan një sulm atomik, e përshkroi kërcënimin nga Ri si “krejtësisht të papranueshëm”.

Nga ana e saj, Kina u përgjigj duke u bërë thirrje të gjitha palëve të ushtrojnë përmbajtje.

Të martën, Trump tha në fjalimin e tij të parë në OKB se ai do ta “shkatërronte tërësisht” Korenë e Veriut nëse kërcënonte SHBA dhe aleatët e saj, dhe e quajti Kimin një “njeri raketë” në një “mision vetëvrasës”.

Në një deklaratë të rrallë të atribuar drejtpërdrejtë udhëheqësit të Veriut, Kim Jong-un ka thënë se Trump është “i paaftë për të mbajtur privilegjin e komandës supreme të një vendi”.

Ai e përshkroi Trumpin si “një mashtrues dhe një gangster që donte të luante me zjarrin”. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button