Your Life

Bëjani vetes! Këto 50 pyetje, me siguri do jua çlirojnë mendjen

Screen Shot 2016-07-19 at 16.38.00Sa vjeç do të ishit, në qoftë se nuk do e dinit se sa vjeç jeni?

Cila është më e keqe, të dështoni, apo të mos provoni fare?

Nëse jeta është kaq e shkurtër, pse bëjmë kaq shumë gjëra që nuk na pëlqejnë dhe pëlqejmë kaq shumë gjëra që nuk i bëjmë?

Kur gjithçka është thënë e është bërë, a do të keni thënë më shumë se sa keni bërë?

Cila është gjëja që do të më donit më shumë të ndryshonit në lidhje me botën?

Nëse lumturia do të ishte monedha kombëtare, çfarë lloj pune do t’ju bënte të pasur?

A jeni duke bërë atë që besoni, apo thjeshtë po përshtateni me atë që po bëni?

Nëse jetëgjatësia mesatare do të ishte 40 vjet, si do e jetonit ndryshe jetën tuaj?

Deri në çfarë mase e keni patur nën kontroll rrugën që ka marrë jeta juaj?

A jeni më të shqetësuar për të bërë gjërat si duhet?, apo për të bërë gjërat që duhet.

Ju jeni duke ngrënë drekë me tre njerëz që i respektoni dhe i admironi. Ata të gjithë fillojnë duke kritikuar një mikun tuaj të ngushtë, duke mos e ditur se është miku juaj. Kritika është e shpifur dhe e pajustifikuar. Cfare do bëni?

Në qoftë se ju do të mund t’i ofronit një të porsalinduri vetëm një copë këshillë, cila do të ishte?

A do të shkelnit ligjin për të shpëtuar një njeri dashur?

A keni parë ndonjëherë marrëzinë, pikërisht aty ku më pas keni parë krijueshmërinë?

Çfarë është diçka që ju e dini se e bëni ndryshe nga shumica e njerëzve?

Si ka mundësi që, gjërat që bëjnë ty të lumtur, nuk i bëjnë të gjithë të lumtur?

Cila është ajo gjë që nuk e keni bërë, dhe që me të vërtetë doni ta bëni? Çfarë ju pengon?

A po mbani diçka që duhet ta lini të shkojë?

Nëse do të lëviznit në një shtet apo vend përveç atij ku jetoni aktualisht, ku do të shkonit?

A e shtypni butonin e ashensorit më shumë se një herë? A besoni vërtetë se kjo e bën më të shpejtë ashensorin?

Do të preferonit të ishit një gjeni i brengosur, apo një teveqel i gëzueshëm?

Pse jeni ai/ajo që jeni?

A keni qenë lloji i shokut që do të donit të kishit?

Cila është më e keqe, kur një mik i mirë largohet, apo kur humbni kontaktin me një mik të mirë, i cili jeton shumë pranë jush?

Për çfarë jeni më shumë mirënjohës?

Nëse do ju duhej të zgjidhnit, do të preferonit më mirë të humbni kujtimet tuaja të vjetra, apo të mos jeni kurrë në gjendje për të krijuar të reja?

A është e mundur që të dish të vërtetën, pa e kundërshtuar më parë atë?

A është vërtetuar ndonjëherë frika juaj më e madhe?

A ju kujtohet ajo kohë 5 vjet më parë, kur ishit shumë i/e mërzitur? A ka me të vërtetë rëndësi tani?

Cili është kujtimi juaj më i lumtur i fëmijërisë? Çfarë e bën atë kaq të veçantë?

Kur, në të kaluarën tuaj të afërt, jeni ndjerë më pasionantë dhe të gjallë?

Nëse jo tani, atëherë kur?

Nëse nuk e keni arritur ende, çfarë keni për të humbur?

A ju ka ndodhur të keni qenë me dikë, të mso keni thënë asgjë, dhe të jeni larguar me ndjesinë që keni patur bashkëbisedimin më të mirë?

Përse fetë që mbështesin dashurinë, shkaktojnë kaq shumë luftëra?

A është e mundur të dimë, pa asnjë dyshim, çfarë është e mirë dhe çfarë është e keqe?

Nëse do fitonit një milion dollarë, do ta linit punën tuaj?

Do të donit më shumë të kishit më pak punë për të bërë, apo më shumë punë që me të vërtetë ju pëlqen?

A ndiheni sikur e keni jetuar këtë ditë njëqind herë më parë?

Kur ishte hera e fundit që marshuat nëpër errësirë, vetëm me shkëlqimin e butë të një ideje tek e cila besonit fuqimisht?

Po të dinit që, të gjithë ata që njihni do të vdisnin nesër, kë do të vizitonit sot?

A do të ishit gati ta ulnit me 10 vite jetëgjatësinë tuaj, për të qenë tejet tërheqës dhe i famshëm?

Cili është dallimi mes të qënit gjallë dhe të jetuarit vërtetë?

Kur është koha për të pushuar së llogaritur riskund he shpërblimet, dhe thjeshtë të hidhesh për të bërë atë që është e drejtë?

Nëse ne mësojmë nga gabimet, përse kemi gjithmonë frikë se mos gabojmë?

Cfarë do të bënit ndryshe, po ta dinit se askush nuk do ju gjykonte.

Kur ishte hera e fundit që keni vënë re tingullin e frymëmarrjes suaj?

Cfarë doni?  A kanë shprehur haptaz dashurinë ndonjë prej veprimeve tuaja të fundit?

Pas 5 vitesh,  a do e mbani mend atë që bëtë dje? Po pardje?

Tani po merren vendime. Pyetja është: Po i merr për veten tënde, apo po lejon që t’i marrin të tjerët. /Bota.al

Leave a Reply

Back to top button