Magazine

Bektashinjtë, Shqipëria dhe Libri i Zi. Një komplot 150-vjeçar, sipas Orhan Pamukut

Screen Shot 2016-06-02 at 15.10.08

“Ishte gjashtë vjet më parë”, tha Seimi, “një e shtunë pasdite. Po shfletoja revistat që ishin nxjerrë nga bashkëudhëtarët në Partinë e Punës së Shqipërisë dhe udhëheqësit, Enver Hoxha. Ishin tre botime turke atëherë, dhe të gjitha denonconin njëra tjetrën me sarkazmë. Po shihja të fundit që quhej PUNA E POPULLIT, për të parë nëse kishte ndonjë gjë interesante. Më tërhoqi vëmendjen një artikull dhe një fotografi në lidhje me një ceremoni, për nder të rekrutëve të rinj në grupin e shkëputur. Ajo që më tërhoqi vëmendjen nuk ishte zbulimi se kishte një grup të organizuar marksist, me këngë dhe poema në një vend ku të gjithë veprimtaritë komuniste ishin të ndaluara – por diçitura, e cila qëllimisht përmendte Dymbëdhjetë Kolonat në fotografinë bardhë e zi, e cila tregonte një turmë që tymoste gjithë pasion, a thua po bënin një detyrë të shenjtë, postera të Enver Hoxhës dhe Kryetarit Mao, dhe recitues poezish. Edhe më e çuditshme, emrat e zgjedhur të rekrutëve të rinj ishin përzgjedhur prej urdhërit sufist alavit – emra si Hasan, Husein, Ali dhe (siç do e zbuloja më vonë) emra të sheikëve bektashinj apo udhëheqësve spiritualë bektashinj. Po të mos e dija që bektashinjtë kishin qenë të fuqishëm në Shqipëri mes luftërave, ndoshta nuk do të kisha dyshuar aspak për këtë mister të pabesueshëm, dhe pas katër vitesh ku kisha lexuar gjithfarësoj librash për Bektashinjtë, Jeniçerët, Hurufizmin dhe Komunizmin e Shqipërisë, zbulova një komplot 150-vjeçar. “Ju i dini gjithësesi të gjitha këto”, tha Saimi – por vazhdoi të rrëfejë shtatë shekujt e historisë së Bektashinjve, duke filluar me Haxhi Bektash Veliun. Ai përshkroi se si urdhëri ka origjinë alavite, sufiste dhe shamanistike, se si ishte i lidhur me periudhat e formimit dhe rritjes së otomanëve dhe traditën e revolucionit dhe rebelimit të Jeniçerëve. Kur mendon që çdo Jeniçer ishte Bektashi, atëherë e kupton se sa i rëndësishëm ishte ky Urdhër. Herën e parë që nxorrën këmbë nga Stambolli ishte për shkak të Jeniçerëve – atëherë kur barraket e tyre u bombarduan në vitin 1826 me urdhër të Mehmetit II, i cili humbi durimin përballë rezistencës së Jeniçerëve ndaj programit të tij të reformave perëndimore. Teqetë u mbyllën dhe dervishët bektashinj u dëbuan.

Njëzetë vite pas daljes në ilegalitet, Bektashinjtë u rikthyen në Stamboll, por këtë herë të maskuar nën Urdhërin Nakshbendi. Deri kur Ataturku i nxorri krejt jashtë ligjit shtatëdhjetë vjet më vonë, Bektashinjtë iu prezantuan botës si Nakshinj – por mes vedit ata ishin Bektashinj.
Galipi studioi një gravurë nga një libër udhëtimesh në anglisht, i cili paraqiste një ritual Bektashi, që ndoshta reflektonte fantazinë në mendjen e artistit-udhëtar dhe jo realitetin. Ai numëronte Dymbëdhjetë Kolonat në Gravurë.

“Herën e tretë që Bektashinjtë u shfaqën”, tha Saimi, “ishte 50 vite pasi u shpall Republika në Turqi – jo nën Urdhërin Nakshbendi, por këtë herë me një maskë marksiste-leniniste…”. Pas një pauze, ai vijoi me një recital plot pasion, duke prodhuar si ilustrim artikuj, fotografi, gravura, që kishte shkëputur nga revista, libra, fletëpalosje. Gjithë sa ishte realizuar, shkruar dhe përjetuar në urdhërin e Bektashinjve korrespondonte ekzaktësisht me atë që ndodhte në fraksionet politike: ritualet e iniciimit, periudhat e provave të vështira dhe vetëmohimit përpara iniciimit; dhimbja që duronin aspirantët e rinj gjatë këtyre periudhave; nderimi i të rënëve, të shenjtëruarve dhe të vdekurve mes anëtarëve të hershëm të anëtarëve të urdhërit, dhe ritet e bërjes së homazheve për ta; kuptimi i shenjtë që i është dhënë fjalës Rrugë (shteg spiritual); përsëritja e fjalëve dhe shprehjeve për hir të shiprtit të individit dhe komunitetit; litanitë; faktin që anëtarët që bëjnë të njëjtën rrugë e njohin njëri-tjetrin nga mjekrra dhe mustaqet – madje edhe shprehja e syve; skema e rimës dhe gjatësisë së vargjeve në poemat që ata recitonin dhe këngët që këndonin në ceremonitë e tyre, etj.etj.

“Gjithmonë nëse kjo nuk është thjeshtë koincidencë”, tha Seimi, “nëse Zoti nuk po luan një shaka mizore epostolike me mua, atëherë do të isha i verbër po të mos shihja se logogrifet dhe anagramet që Bektashinjtë morën prej HUrufistëve janë, pa asnjë dyshim, duke u përsëritur në revistat majtiste”. Në heshtjen që pasoi – e cila thyhej vetëm prej fërshëllimave të rojeve përjashtë – Seimi nisi të recitojë ngadalë për Galipin lojërat e fjalëve që kish zgjidhur, duke ofruar kuptimet e tyre dytësore, sikur të ishte duke përsëritur lutjet.
Të rinjtë që iu bashkuan fraksioneve politike, vazhdoi Seimi, nuk e kishin idenë se ishin bërë Bektashinj. Duke qenë se e gjithë kjo ishte sajuar mes drejtuesve të mesëm të partisë dhe krerëve Bektashinj në Shqipëri, ata të rangjeve të ndryshme nuk ishin as të vetëdijshëm se fotografitë që bëheshin në ceremonira, rituale, marshime etj, ishin të gjitha të zhvilluara nga disa dervishë në Shqipëri, si një zgjatje e Urdhërit të tyre.

Aty nga mëngjesi, Falipi u përgjum në divan, ndërsa Seimi vazhdonte të fliste me vete duke thënë se, me shumë gjasë, krerët Bektashinj në Shqipëri që u mblodhën me udhëheqjen e partisë në sallën e ballove të një hoteli të boshatisur italian, të mbetur që nga kapërcyelli i shekullit, duke parë sytë e përlotur në fotografitë e të rinjve turq, nuk e kishin idenë se nuk ishin misteret e urdhërit që po recitoheshin në ceremoni, por analiza entuziaste markiste-leniniste.

“Marrë nga Libri i Zi i Orhan Pamuk) / Në shqip nga Bota.al

Leave a Reply

Back to top button