Bota

Beneluksi, parajsa fiskale e krijuar nga Zhan Klod Junkeri

 

Screen Shot 2015-11-08 at 18.07.53

Nga Markus Becker, Peter Müller & Christoph Pauly

“Der Spiegel”

Presidenti i Komisionit Evropian Zhan Klod Junker, është nën akuzë për praktikat tatimore të Luksemburgut, gjatë kohës që ai ishte kryeministër. Dokumentet e brendshme të Brukselit të zotëruara edhe nga ”Der Spiegel” tregojnë qartë sesi qeveria e Junker, kërkoi uljen e ndjeshme të taksave për të tërhequr investimet e huaja në vend, dhe dëmtuar vendet e tjera fqinje. Në fjalime dhe intervista, Zhan Klod Juncker ka deklaruar gjithmonë se Luksemburgu nuk ka në asnjë mënyrë për të pasuruar veten, përveçse “në kurriz të vendeve të saj fqinje”, dhe sidomos duke nxitur shmangien e taksave. Megjithatë në jetën e përditshme politike, njerëzit e Junker luftonin për avantazhet ndaj korporatave, për të cilat shefi i tyre ka përdorur shpesh një gjuhë të zgjedhur për t’i denoncuar edhe kur ka qenë rasti.

Për të tërhequr sa më shumë para që të ishte e mundur nga kompanitë e mëdha ndërkombëtare, zyrtarët e tij luajtën me modelet e taksave si “instrumentet hibride financiare” dhe veçanërisht, të ashtuquajturat “kutitë e patentave”…

[real3dflipbook id=”614″]

 

Leave a Reply

Back to top button