Bota

Berlini-vendeve të BE: Jo “marrëveshje speciale” dypalëshe me Trumpin

Në një intervistë me Die Welt, zëvendës ministri i jashtëm gjerman Michael Roth (SPD) ka paralajmëruar shtetet anëtare të BE që të mos tundohen të mbylljin “marrëveshje të veçanta” bilaterale me Donald Trumpin. “Askush nuk do të përfitojë në qoftë se vendet individuale lidhin marrëveshje të veçanta me SHBA, tha Roth. “Marrëdhëniet transatlantike kanë qenë më pak të bazuara në forcën, dhe më shumë në vlerat e përbashkëta në të dy anët e Atlantikut”. Roth i kërkoi administratës së re amerikane të mbetet besnike e detyrave të saj në NATO./bota.al

Leave a Reply

Back to top button