Kinema & TV

“Bij të Skocisë, unë jam William Wallace”. E mbani mend thirrjen e Mel Gibson tek “Braveheart”?

Shpesh herë në për filma, ato që na mbushin me emocion janë pjesët ku heronjtë, të gjendur përpara të ngjashmëve, mbajnë fjalime kumbues, të cilët është e vështirë të të hiqen nga mendja. Si për shembull ai i Al Pacinos tek Aromë Gruaje. Apo ky, i Mel Gibsonit, në filmin epik “Braveheart”.

Wallace: Bij të Skocisë, unë jam William Wallace.

Ushtari i ri: William Wallace është shtatë këmbë i lartë.

Wallace. Po, e kam dëgjuar. Vret burra me qindra, dhe po të ishte këtu, do i zhdukte anglezët me topa zjarri që i dalin nga sytë dhe rrufe që i dalin nga bytha. UNE JAM ëilliam ëallace. Dhe shoh një ushtri të tërë të bashkatdhetarëve të mi, që kanë ardhur këtu të sfidojnë tiraninë. Ju keni ardhur të luftoni si njerëz të lirë, dhe njerëz të lirë jeni. Çfarë do të bëni pa lirinë? Do të luftoni?

Ushtar veteran: Të luftojmë? Kundër atyre? Jo, do ia mbathim; dhe do jetojmë.

Wallace: Luftoni dhe mund të vdisni. Vraponi dhe do të jetoni – të paktën edhe për ca kohë. Dhe kur të jeni duke vdekur në shtretërit tuaj pas shumë vitesh, a do të jeni të gatshëm të shkëmbeni gjithë ditët që do të jetoni, me një shans, vetëm një shans për t’u kthyer këtu dhe për t’u thënë armiqve se ata mund t’ju marrin jetën, por nuk do të na marrin kurrë lirinë!!!

Wallace dhe ushtarët: Alba gu bra! (Përgjithmonë Skocia!) / bota.al

Leave a Reply

Back to top button