“Ndoshta nuk kam dy fëmijë që të më ngjajnë, ama ndihem me fat që i kam, pasi janë mjaft të bukur. Atanuk erdhën në jetën time për shkak të fatit. Dëshira ime për mëmësi nuk ishte aq urgjente. Unë isha një grua mjaft e qetë dhe e lumtur, ama nuk kisha hequr dorë nga ideja për t’u bërë nënë. Gjithmonë e kam pasur pasur në mendje idenë e birësimit.
Birësimi është një mundësi që do ta zgjidhja përsëri gjatë gjithë jetës sime dhe që e rekomandoj plotësisht për këdo. Ama është diçka shumë komplekse dhe duhet të kuptosh paraprakisht se do të vuash, sepse në bazë të birësimit qëndron braktisja nga prindërit biologjikë. Kjo gjë një plagë që nuk shërohet kurrë dhe që sado dashuri t’u japësh fëmijëve, ajo shfaqet sërish tek ta në intervale të rregullta si një shpërthim helmues. Dhe të takon ty si prind i ri të merresh me diçka të tillë. Mua më vjen keq që institucionet nuk i mbështesin fare prindërit birësues, pasi realisht kanë nevojë për më tepër mbështetje, ekonomike dhe psikologjike.
Në fund të fundit, rëndësi ka eksperienca: njohja me njëri-tjetrin, dashuria për njëri-tjetrin, kalimi i kohës së bashku. Është një zgjedhje që unë do ta bëja përherë”. – Luciana Littizzetto
Moderatorja na jep një mesazh shumë të vlefshëm të gjithëve, por mbi të gjitha atyre që dëshirojnë tëkenë fëmijë, që nuk munden dhe mendojnë të birësojnë një fëmijë. Sigurisht që dëshira mund të jetë e madhe, ama kur ai fëmijë të rritet, duhet edhe të përballesh me mërzitjen e tij, pasi do ta kuptojë më mirëbraktisjen nga prindërit biologjikë. Nuk mjafton vetëm dëshira për të birësuar fëmijën, duhet edhe njëmbështetje përgjatë gjithë jetës që ai fëmijë të kuptojë se prind nuk është ai që të lind, por ai që të rrit dhe kujdeset për ty…