Teknologji

Blackberry hedh në treg modelin Classic

bb classic

Blackberry Classic, ashtu siç sugjeron edhe emërtimi i tij, është rikthimi i kompanisë kanadeze në atë, që di më mirë të bëjë: Një telefon inteligjent, që shënjestron bizneset, me një tastierë fizike. Gjatë prezantimit të tij, Blackberry tha se modeli Classic ishte pasardhësi i modeleve Bold, një telefon i cili është përditësuar për herë të fundit në 2011.
Nëse ëndrra juaj është një telefon me tastierë fizike i aftë të dërgojë postë elektronike, kjo duhet të jetë ajo që ju mund të keni qenë duke pritur. Blackberry nuk po tallej kur e përshkroi modelin Classic si pasardhësin e Bold. Ca prej nesh nuk ishin të aftë të tregonin ndryshimet mes dy telefonëve. Modeli Classic ka një kornizë metalike, që i bie përqark telefonit, si dhe një pjesë të pasme të mbyllur; me fjalë tjera, bateria nuk është e zëvendësueshme. Në pjesën fundore të telefonit ekzistojnë tre vrima, një micro USB për ngarkim dhe lidhje USB, një për boksin dhe një tjetër për mikrofonin.
Blackberry Classic është goxha i trashë dhe i rëndë po ta krahasojmë me një model smartfoni kompakt të ditëve të sotme me trashësi 10,2 mm dhe peshë 177 gram. Po ta krahasojmë me modelin Bold, ky i fundit kishte një trashësi 11,4 mm dhe peshonte 107 gram. Nga ana tjetër një iPhone 5 ka trashësi 6,9 mm dhe peshë 129 gram. Një pjesë e madhe e telefonëve Android kanë statistika të ngjashme, madje edhe një model telefoni inteligjent me kosto të ulët si Motorola Moto G peshon më pak se 143 gram. Blackberry Classic të jep ndjesinë e një telefoni me ndërtim solid, i dizenjuar për të qëndruar në funksion për një kohë relativisht të gjatë. Përdorimi i smartfonit më një dorë të vetme është e lehtë, kjo falë rikthimit të butonave të navigimit dhe trackpadit optik. Ekrani ka një madhësi prej 3,5 inç dhe densitet pikselash prej 294 për çdo inç. Kjo dendësi është shumë larg asaj të një telefoni Android si Nexus 6 me 493 ppi dhe iPhone 6, me 326 ppi. Ekrani është më i mprehtë sesa modeli Bold, që numëron 245 piksel për çdo inç. Imazhet dhe teksti janë të qartë dhe të pastër. Vetëm tekstet me madhësi të vogël bëjnë të dallohen pikselat. Imazhet kanë ngjyra dhe tone të qarta. Tastiera është edhe ylli i shfaqjes. Padyshim është tastiera fizike më e mirë, që mund të ekzistojë në një telefon inteligjent me të gjithë funksionet e nevojshme, duke bërë të lehtë shkrimin e teksteve, numrave dhe shenjave të pikësimit.

Leave a Reply

Back to top button