Teknologji

Të gjesh dashurinë në Facebook

Facebook prezanton shërbimin e ri për marrëdhënie të vërteta. Rrjeti social ka plane për të ndihmuar në hapjen e zemrave të përdoruesve të tij dhe për t’i ndihmuar ata të krijojnë marrëdhënie afatgjata, “jo vetëm lidhje”. CEO Mark Zuckerberg tha se opsioni  i takimit është ndërtuar për shkak të  shqetësimeve të privatësisë.

CEO i Facebook, Mark Zuckerberg, njoftoi të martën se rrjeti social do të luajë rolin e ndezësve online, duke u ofruar përdoruesve një shërbim takimesh.

Zuckerberg paraqiti lajmet në konferencën vjetore në San Jose, Kaliforni. Ai tha se shërbimi i takimit do të jetë mjaft i përshtatshëm dhe për kompaninë, misioni i deklaruar i të cilit është të sjellë botën më pranë së bashku, por që kohët e fundit është terrozizuar nga skandalet e privatësisë së të dhënave.

“Ka 200 milionë njerëz në Facebook që e klasifikojnë veten  beqarë, kështu që ka diçka që mund të ndyshojmë  këtu,” tha Zuckerberg, duke iu referuar informacionit të statusit të marrëdhënieve, që përdoruesit mund të japin vullnetarisht në llogarinë e tyre në Facebook.

Mark shtoi se shërbimi opsional i takimit do të synojë “ndërtimin e marrëdhënieve të vërteta dhe afatgjata, jo vetëm lidhjet”.

Chris Cox tha në një prezantim të veçantë se rrjeti shoqëror ishte duke menduar një program takim për më shumë se një dekadë, por seriozisht  në konsideratë filloi të merret në 2016, kur Zuckerberg postoi një foto në faqen e tij në Facebook të një çifti që ishin njohur përmes internetit.

Ekranet në konferencën e F8, treguan një ikonë në formë zemre në cepin e sipërm të djathtë të aplikacionit Facebook. Ikona do të lidhet me profilin e takimit të një përdoruesi, nëse ata e kanë aktivizuar atë.

Programi  do të rekomandojë  për ju konkurentë, bazuar në preferencat e personit, interesat e përbashkëta dhe miqtë e ndërsjellë. Ai gjithashtu do të lejojë një përdorues të shfletojë pjesëmarrësit në këtë shërbim dhe t’i dërgojë mesazhe.

Ishte e paqartë kur do të dilte shërbimi dhe nëse do të ishte i disponueshëm në platformën e internetit. Në konferencën për shtyp u tha se më shumë informacione do të vihen në  dispozicion kur ” të fillojë testimi, në fund këtë vit”.

Zuckerberg tha se shërbimi i takimeve është duke u hartuar me intimitetin në qendër, kështu që miqtë nuk do të jenë në gjendje të shohin profilet e një takimi të njëri-tjetrit. Facebook-ut  kohët e fundit i ra një një stuhi e ashpër akuzash mbi politikën e vet të privatësisë. Kompania akuzohet se ka lejuar një shitje masive të të dhënave personale të miliona përdoruesve.

Sidoqoftë, kompania duket se e ka kaluar periudhën kritike në një kohë afatshkurtër. Kohët e fundit, ata njoftojnë një rritje të konsiderueshme të të ardhurave për tremujorin e parë të vitit 2018.

 

Leave a Reply

Back to top button