Thenie

“Bllokoje gjithë energjinë negative dhe thjesht dashuro…”

Më poshtë do të mund të lexoni disa thënie nga Ariana Grande, të cilat do t’ju mbeten gjatë në mendjen tuaj…

“Mos dysho asnjëherë tek vetja jote dhe mos shpenzo asnjë sekondë të jetës tënde. Jeta është shumë e shkurtër dhe ti je shumë special/e”.

“Bllokoje gjithë energjinë negative dhe thjesht dashuro”.

“Ji i lumtur duke qenë vetvetja/ Dashuroji defektet e tua dhe mbaje gjithmonë parasysh se je po aq perfekt, sa gjithë të tjerët që të rrethojnë, thjesht për atë që përfaqëson.

“Pjesa më e mirë e të paturit të shokëve të vërtetë është se ti mund të kalosh muaj pa i parë dhe ata sërish do të jenë atje për ty dhe do të sillen, sikur ti të mos ishe larguar asnjëherë”.

“Kjo është një ditë e re për ty. Numëroji bekimet e tua, mendohu dyfish për gjërat që ankohesh, jep më shumë nga sa kërkon, bëj gjërat që ty të bëjnë të lumtur dhe shijoje jetën”.

“Mos hiq asnjëherë dorë nga diçka që të pëlqen”.

“Mëso nga gabimet e tua. Mbaj përgjegjësi dhe fale veten tënde”.

“Disa njerëz do të gjejnë çdo arsye për të të urryer. Mos e shpenzo kot kohën tënde. Gjallërohu! Të kushton më pak energji për të buzëqeshur, se sa për të urryer. Shijoje jetën!”.

“Unë nuk pendohem për asnjë vendim që kam marrë në jetë, sepse çdo zgjedhje që kam bërë, më ka bërë të mësoj diçka të re”.

“Ka gjithmonë një të nesërme që ka për të qenë më e bukur se e sotmja”.

“Vajza, respektojeni veten. Mbajeni kokën lart dhe flisni vetëm fjalë të këndshme. Mirësinë askush nuk mund ta heqë dot prej jush”.

Leave a Reply

Back to top button