Personazhe

Bobo Vieri, Matri dhe Borielo: Tre burra dhe një bebe

Nga e majta Christian Vieri, 43 vjeç, Alessandro Matri, 32 vjeç, dhe Marco Borriello, 34 vjeç, ulur në stol në Radetzky Cafe, ku janë takuar për një aperitiv: në krahët e ish bomberit të kombëtares italiane, vogëlushja Sofia, 8 muajshe, vajza e Matrit dhe Federica Nargit. Pavarësisht se kurrë nuk kanë luajtur së bashku (por Matri dhe Borriello kanë kaluar në ekipe të ndryshme dhe, ashtu si Vieri, kanë luajtur për Milanin), të tre janë miq shumë të mirë në jetën private, sidomos Bobo dhe Mark, shokë të aventurave të natës (i dyti është i pamartuar, për të parin është mister: a është ende i lidhur me modelen Jazzma Kendrick)?. Dhe në këtë foto të kujtojnë posterin e “Tre burra dhe një fëmijë,” Filmi i vitit ’87, me Tom Selleck, Steve Guttenberg dhe Ted Danson.

Leave a Reply

Back to top button