Bota

Bombarduesit B-52 në alarm të përhershëm. Nuk ishte parë që nga Lufta e Ftohtë

Bombarduesit bërthamorë amerikanë do të jetë gati për t’u ngritur “në çdo kohë”, për të goditur çdo armik. Shefi i shtabit të Forcave Ajrore, gjeneral David Goldfein, njoftoi se Shtetet e Bashkuara do të vënë flotën e bombarduesve strategjikë B-52 me rreze të gjatë – në gjendje të mbajë mbushje bërthamore – në gatishmëri të përhershme. Kjo është një lëvizje e paparë që nga fundi i Luftës së Ftohtë, por e nevojshme – tha gjenerali – për shkak të përhapjes së kërcënimeve, kryesisht nga Koreja e Veriut dhe Rusia e Vladimir Putinit.

Me hyrjen në fuqi të alarmit 24 orë në 24, bombarduesit B-52 të Barksdale Air Force në Luiziana do të jetë gati për të hyrë në veprim me vetëm një ditë njoftim, gjë e cila kurrë nuk ka ndodhur në 26 vitet e fundit. Kjo për momentin, tha gjenerali sepse baza e Barksdale po modernizohet pikërisht për shkak të rendit të ri, në mënyrë që të lejojë avionët sulmues bërthamorë që të “ngrihen në çdo kohë”. Gjenerali Goldfein theksoi se nuk ka pasur ende asnjë urdhër të veçantë, por bazat janë duke u përgatitur. “Unë nuk parashikoj një ngjarje të veçantë – shtoi ai – por duke pasur parasysh realitetet dhe kontekstin global në të cilin e gjejmë veten, ne duhet të jemi të përgatitur”. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button