Bota

Bombat atomike amerikane po vijnë në Evropë?

Screen Shot 2015-06-07 at 22.02.10

Armët bërthamore amerikane së shpejti mund të vendosen në Evropë, ka thënë për BBC, sekretari i Jashtëm britanik, Philip Hammond.

“Është një vendim që do të marrim së bashku, nëse një propozim i tillë hidhet në tavolinë. Ne do të peshojnë përparësitë dhe të metat”, ka thënë Hammond, duke e arsyetuar këtë me shqetësimet në lidhje me aktivitetet e Ushtrisë ruse dhe të forcave separatiste në Ukrainë, transmeton Telegrafi.

“Rusisë duet t’i dërgohet një sinjal i qartë se ne nuk do të lejojmë që ata të kalojnë linjën tonë të kuqe”, ka shtuar Hammond.

Hammond gjithashtu tha se kjo nuk do të ndodhë në të ardhmen e afërt. Ai thekson se Rusia aktualisht “ka ndjenjën se është e rrethuar dhe nën sulm” dhe se kjo është arsyeja pse askush nuk është i prirë për “provokim të panevojshëm”. /Telegrafi/  

Leave a Reply

Back to top button