Hami Salili po vazhdon karrierën e tij në Austri, ku duket se mosha nuk e pengon që të vazhdoj të ketë sukses. Edhe pse vitet po kalojnë Salihi, tregon se është ende në formë të mirë për të qenë pikë kyçe në skuadrën e tij. Ditën e djeshme, Hamdi Salihi ka shënuar golin e tij të 14, në Bundesligën e dytë të Austrisë, për skuadrën e tij Neustadt.
Shkodrani përfitoi nga një rrëmujë në hyrje të zonës dhe shënoi golin e vetëm të takimit, atë me vlerë 3 pikëshe për Neustadt. Hamdi Salihi u rikthye këtë verë në Austri dhe po tregon së pavarësisht moshës, është në një formë të shkëlqyer dhe me golat e tij, po ndihmon Neustadt-in të rikthehet në Bundesligën 1, të Austrisë.