Sport

Ibrahimoviç lë me “gisht në gojë” tifozët e Milanit

Screen Shot 2015-06-13 at 10.32.28

Zlatan Ibrahimovic ka përgënjeshtruar spekulimet që e lidhin atë me një rikthim te Milani.

Ai ka thënë se nuk ka asgjë të vërtetë në lidhje me këto pretendime.

“Unë jam lojtar i PSG, dhe ende kam një vit në kontratën time me këtë ekip”, ka thënë Ibrahimovic.

“Milan? Janë vetëm mediat që merren me këtë, nuk ka asgjë të vërtetë.

Ju (mediat) jeni shumë të mira për të shpërndarë spekulimet nëpër botë.

A e keni kontaktuar Galianin për ta vërtetuar nëse është e vërtetë?

Që kur jam larguar nga Milani, kam biseduar me Galianin kohë pas kohe, por kjo nuk do të thotë asgjë.

Kurrë nuk i dihet çfarë mund të ndodhë, por për momentin jam i lumtur te PSG.

Ne kishim një sezon të shkëlqyer dhe projekti është të vazhdojmë të zhvillohemi”, ka shtuar 33-vjeçari.

Leave a Reply

Back to top button