Bota

Bota, çfarë pritet të ndodhë sot

bota

Në Uashington, SHBA, presidenti François Hollande do të pritet nga ai i SHBA, Barak Obama, për të diskutuar strategjinë në Siri. Konferenca për shtyp e parashikuar për në 17:30.

Funeral shtetëror për Valeria Solesinin, viktima italiane e atentateve të Parisit, në orën 11.00 në Sheshin San Marco në Venecia.

Presidenti rus Vladimir Putin vazhdon konsultimet me aktorë të ndryshëm të konfliktit sirian. Sot do të bisedojë me Mbretin Abdullah II të Jordanisë në Sochi, në Rusinë jugore.

Sekretari i Shtetit i SHBA, John Kerry është për vizitë në Jeruzalem dhe Ramallah. Do të takojë kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu, si dhe presidentin palestinez, Abu Mazen.

Në Vatikan, dëgjesaparaprake për pesë personat e akuzuar për vjedhje dhe shpërndarje të materialeve të rezervuar. Mes tyre edhe dy gazetarë italianë.

Në Frankfurt, në selinë e Bankës Qendrore Europiane (BQE), prezantimi i kartëmonedhës së re 20-euroshe. /Bota.al

Leave a Reply

Back to top button