Bota

“Bota që nuk e sheh të ardhmen me sytë e nënës është botë miope”

Disa ditë pas dorëheqjes së papritur të dy zëdhënësve të Vatikanit, Papa Françesku nis meshën e parë të vitit  duke vënë theksin te uniteti i kishës.

“Shën Maria na mbledh në kishë, ku uniteti ka më shumë rëndësi se diversiteti, dhe na bën thirrje të kujdesemi për njëri-tjetrin. Besimi është ekzistencial për altruizmin, një fjalë që sot shumë duan ta fshijnë nga fjalori.

Një botë që e sheh të ardhmen ndryshe nga ç’do ta shihte një nënë, është një botë miope. Mund të shtojë të ardhurat, por nuk mund t’i shohë kurrë njerëzit si bijtë e saj. Mund të ketë të ardhura materiale, por jo mjaftueshëm për të gjithë. Mund të jetojmë në të njëjtën shtëpi, por jo si vëllezër e motra. Kjo sepse bota bazohet te nënat. Kemi nevojë të mësojmë nga nënat se heroizmi qëndron te përkushtimi e forca te mëshira. Sot në botë ka shumë përhumbje dhe vetmi. Bota është e gjitha e lidhur në rrjetet sociale, por duket gjithnjë e më e ndarë. Të jesh i keq nganjëherë duket si shenjë force. Por nuk është gjë tjetër veçse dobësi”, tha Papa Françesku gjatë meshës./dritare.net

Leave a Reply

Back to top button