Shkence

Brenda 30 vjetëve Evropa ka humbur 421 miljon zogj

Rënia ka prekur shumë specie të përbashkëta si laureshën harabelin dhe bregcën

Screen Shot 2014-11-06 at 09.16.49Evropa ka humbur brënda 30 vjetëve 421 miljon zogj. Menaxhimi në ditët e sotme i mjedisit duket i pamundur për të ndalur vrasjen e shumë llojeve të zakonshme. Kjo është konstatuar në një studim të botuar ditën e hënë nga revista shkencore “Ecology Letters”.
Kjo zhdukje alarmante e faunës së zogjve evropiane është e lidhur me metodat moderne të bujqësisë dhe me zhdukjen e habitatit të tyre. “Ky është një paraljamërim i cili vlen për të gjithë faunën evropiane. Mënyra me të cilën ne administrojmë mjedisin është e pajustifikueshme për speciet tona më të zakonshme”, shprehet Richard Gregory, i Shoqërisë mbretërore për mbrojtjen e zogjve, i cili është bashkëautor i studimit.
Një rënie që arrin deri në 90% është regjistruar në llojet e zakonshme të zogjve si thëllëza gri, lauresha e fushës, harabeli dhe bregca. Paralelisht, disa specie të rralla të zogjve kanë vënë re gjatë të njëjtës periudhë numri i tyre është përmirsuar në saj të masave mbrojtëse sipas studimit. Shkencëtarët rekomandojnë zbatimin e shpejtë të skemave bujqësore dhe krijimin e zonave të gjelbra në mjedise urbane duke analizuar të dhënat e 144 llojeve të zogjve të 25 vëndeve evropiane, të grumbulluara nga vëzhgues vullnetarë.
AFP

Leave a Reply

Back to top button