Motivuese

Bretkosa që shpëtoi, bretkosa që ngordhi dhe si një fjalë bën dallimin mes jetës dhe vdekjes

Një grup bretkosash po udhëtonin nëpër pyll, kur dy prej tyre ranë në një gropë të thellë. Kur bretkosat e tjera panë se sa e thellë ishte gropa, u thanë dy bretkosave se për to nuk kishte shpresë.

Megjithatë, dy bretkosat injoruan shoqet dhe vazhduan të provojnë të kërcejnë për të dalë. Por pavarësisht përpjekjeve të tyre, grupi i bretkosave që ishte jashtë gropës vazhdonte të thërriste me sa kish në kokë, se duhej të hiqnin dorë pasi nuk dilnin dot.

Me kalimin e kohës, një prej bretkosave dëgjoi atë që po thoshin të tjerat dhe hoqi dorë, duke u zhytur edhe më thellë, e si pasojë ngordhi. Bretkosa tjetër vazhdoitë kërcejë me sa mundej. Edhe një herë, grupi i thirri që të hiqte dorë, të ndalte dhimbjen e thjesht të ngordhte.

Ajo i injoroi, dhe kërceu edhe më fort, deri sa doli jashtë gropës. Kur doli jashtë, bretkosat e tjera i thanë “A nuk na dëgjove?”

Bretkosa që shpëtoi u tha se ishte shurdhe dhe se mendoi që ishin duke e inkurajuar fort, gjatë gjithë kohës, që të kërcente dhe të dilte nga gropa.

– Fjalët e njerëzve kanë një ndikim shumë të madh tek ne dhe fjalët tona tek njerëzit e tjerë. Kështu që, duhet menduar çdo fjalë para se të dalë nga goja – mund të sjellë dallimin mes jetës dhe vdekjes ndonjëherë…

/ bota.al

Leave a Reply

Back to top button