Motivuese

“Bretkosat në pus”, një histori që do t’ju bëjë të reflektoni

Kjo histori na tregon për fuqinë e opinioneve të të tjerëve. Ajo rrëfen për një grup të madh bretkosash që kishin zakon të shkonin të argëtoheshin në pyll. Ato këndonin dhe hidheshin deri në perëndim të diellit. Qeshnin me zë të lartë dhe ishin të pandashme mes tyre.

Një ditë, në një nga daljet e zakonshme, vendosën të eksplorojnë një pyll të ri. Tashmë kishin filluar të luanin, kur tre prej tyre ranë në një pus të thellë, që askush nuk e kishte vënë re. Të tjerat u tronditën. Panë pusin dhe vunë re që ishte shumë i thellë. “I humbëm përgjithmonë ato”, thirrën.

Të tre bretkosat në pus u përpoqën të ngjiteshin në mure, por ishte shumë e vështirë. Pas vetëm një metri ngjitjeje, rrëshkisnin sërish poshtë. Të tjerat në sipërfaqe komentonin se çdo përpjekje tani ishte e kotë. Si mund të ngjiteshin ndonjëherë në një pus kaq të thellë? Duhej të dorëzoheshin. Nuk u ngelej gjë tjetër për të bërë.

Dy nga bretkosat dëgjuan komentet e shoqeve dhe u dorëzuan. Ato menduan se të tjerat, në sipërfaqe, kishin të drejtë. Bretkoca e tretë, përkundrazi, vazhdoi të ngjitej dhe të binte, dhe pas disa orësh arriti të çlirohej nga pusi dhe të dilte në sipërfaqe. Bretkocat e tjera u mahnitën. Njëra prej tyre e pyeti menjëherë: “Si ia dole?” Por bretkosa nuk iu përgjigj. Ajo ishte e shurdhër. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button