Bota

BREXIT / Karl Bildt: Kthesa e vështirë, nuk ka asnjë Çërçill në horizont

Screen Shot 2016-07-01 at 09.30.31Në botën praktike të politikës, është shumë e vështirë të shihet se si mund të përmbyset vota britanike për të dalë nga BE-ja. Sigurisht kjo është në dorën e sistemit politik në Mbretërinë e Bashkuar. Por unë nuk shoh ndonjë mënyrë se si ai mund të ndërmarrë një kthesë të përmasave massive, brenda një afati kohor të arsyeshëm.

Unë kam frikë se Partia Konservatore në pushtet, tashmë do të mbetet e bllokuar në një kurs të qartë Brexit, dhe Partia Laburiste në opozitë do të vuajë edhe për njëfare nga përçarjet e brendshme.  Nuk ka asnjë Çërçill në horizont. Në një të ardhme më të largët post-Brexit, Britania e Madhe mundet sigurisht të riaplikojë për anëtarësim në çfarëdolloj unioni që mund të ekzistojë deri atëherë. Por druaj se kjo është një pyetje për një ditë tjetër. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button