Bota

Brexit, kufijtë mbyllen në mes të marsit

Kryeministrja britanike, Theresa May ka ndërmend të shfuqizojë lirinë e lëvizjes për migrantët e BE në mes të marsit, që përkon me fillimin e procedurave për Brexit. Lajmin e përcjell gazeta konservatore, “The Telegraph”. Sipas saj, “Kryeministrja ka ndërmend të konfirmojë se, nënshtetasit e BE-së, pas fillimit të zbatimit të Nenit 50, nuk do të kenë të drejtë automatike për të qëndruar përgjithmonë në Britaninë e Madhe”.

Gazeta kujton se pas Brexit, nënshtetasit e BE-së mund të jenë subjekt i marrjes së vizave dhe të kenë qasje të kufizuar në ndihmën sociale, ndërsa për ata që janë tashmë të pranishëm në Britaninë e Madhe, do të garantohen të gjitha të drejtat, sa kohë që BE-ja do ia garantojë edhe nënshtetasve britanikë.

The Telegraph hedh hipotezën e tensioneve të reja midis Londrës dhe BE-së, pasi Brukseli ka për qëllim t’i kërkojë Mayt që të sigurojë lëvizjen e lirë të qytetarëve të BE-së deri në vitin 2019./bota.al

Leave a Reply

Back to top button