Bota

Brexit nxorri zbuluar kufizimet e demokracisë së drejtpërdrejtë

Në Britani, vota për Brexit ka hedhur themelet e një konflikt midis demokracisë së drejtpërdrejtë dhe asaj të tërthortë, për shkak se parlamenti, shumica e të cilit është pro-BE-së, mund të refuzojë të zbatojë vullnetin e popullit. Me idenë e referendumeve është abuzuar shpesh në vende të tjera të Evropës. Merrni për shembullin rastin e Hungarisë, ku kryeministri Viktor Orbán dëshiron të lejojë së shpejti njerëzit e tij të shprehen në një referendum, që synon të hedhë poshtë një plan të Komisionit të BE-së për shpërndarjen e refugjatëve në të gjitha vendet anëtare të BE-së. Mësimet që vijnë nga katastrofa e referendumit britanik janë të qarta: BE nuk ka nevojë për më shumë demokraci të drejtpërdrejtë…

Screen Shot 2016-07-06 at 10.55.29

Nga Michael Sauga

Brexit hedh dritë mbi problemet e krijuara, kur abuzohet me idenë e demokracisë së drejtpërdrejtë . Në botën tonë të ndërlikuar të shekullit XXI, ne nuk kemi zgjidhje tjetër, veçse të delegojmë autoritetin për më shumë vendimmarrje tek përfaqësuesit tanë të zgjedhur.

Boris Xhonson ka pasur gjithmonë një marrëdhënie të gjallë me pushtetin. Gjatë viteve universitare, thuhet se politikani konservator pretendonte se ishte një anëtar i Partisë Laburiste, me qëllim që të kishte shanse më të mira karriere në unionin studentor. Si gazetar, ai kishte një prirje për kritikuar ligjet e BE-së që as nuk ekzistonin. Dhe kur bota kohët e fundit iu turr duke e kritikuar, mbi atë se si Britania mund të ketë votuar për të lënë BE-në, lideri i kampit Brexit e shpërfillimi votimin historik tëe 17 milionë britanikëve si diçka që nuk përbënte një ngjarje.

Tani për tani, ish-kryebashkiaku i Londrës ka arritur në përfundimin se “asgjë nuk do të ndryshojë në një periudhë afatshkurtër”. Suksesi i kumarxhiut politik Xhonson, përfaqëson një humbje jo vetëm për mbështetësit e Bashkimit Evropian në Britani, por edhe për ata që besojnë në demokracinë e drejtpërdrejtë.

Edhe këtu në Gjermani, iniciativat qytetare së bashku me një spektër të gjerë partish politike – nga konservatorët e Unionin Kristian Social tek Partia e Gjelbër – kanë përkrahur idenë e mbajtjes së numrit më të madh të mundshëm të referendumeve, si një antidot ndaj krizës së parlamentarizmit perëndimor. Shpresa është se duke thirrur qytetarët në votime, jo vetëm që do jetësohet shprehja më e pastër e mundshme e vullnetit të elektoratit, por do t’i japë qartësi shumë çështjeve me rëndësi, dhe hedhë bazat për një konsensus të ri shoqëror tek fuqia e një shumice votash.

Ideja është se më shumë vota, përkthehet në më shumë demokraci. Megjithatë, rrallë kufizimet e plebishiteve janë shfaqur kaq qartazi sa në referendimin britanik. Jo për shkak se shumica e ekspertëve besojnë se rezultati është i devijuar. Votuesit kanë të drejtën e pamohueshme për të vlerësuar përparësitë e supozuara të rritjes së sovranitetit, mbi disavantazhet e dukshme ekonomike dhe politike.

Por referendumi britanik ishte një fatkeqësi, sepse ai dështoi të mbërrijë çdo synim gjithëpërfshirës. Në vend se të jepte sqarime, vota e 23 qershorit ka shkaktuar konfuzion në vend:Në fakt, as anulimi i Brexit nuk mund të përjashtohet. Për më tepër, larg nga paqtimi i vendit, referendumi ka krijuar përçarje të reja:ndërmjet të vjetërve dhe të rinjve, Londrës dhe provincave, anglezëve dhe skocezëve. Në fund, mund të pasojnë referendume të tjera, me rezultate që një Mbretëri e Bashkuar e plotfuqishme do të mund t’i shndërronte në një aleancë të lirshme të mini-shteteve të margjinalizuara.

Një betejë cinike për pushtet

Në fund të fundit, votimi nuk ka qenë mbi argumentet më të forta pro apo kundër Evropës. Në thelbin e saj, referendumi qe një luftë cinike për pushtet mes dy politikanëve konservatorë, ku që të dy humbën. Së pari, kryeministri Dejvid Kameron njoftoi dorëheqjen e tij menjëherë pas referendumit. Më pas, rivali i tij Xhonson njoftoi se nuk do të kërkojë të bëhet pasardhësi i tij.

Para kësaj, Xhonsoni kishte udhëhequr një fushatë anti-Evropë përmes mënyrash kaq të pista, sa që edhe një mbështetës i referendumeve si historiani Timoti Gerton Esh, u shpreh se “shkalla e gënjeshtrave dhe manipulimeve në këtë referendum ka qenë befasuese”.

Gjithësesi, pavarësisht se sa katastrofik ka qenë rezultati, votimi britanik nuk provon se s’ka më vend për plebishitet në demokracitë moderne. Referendumet mund të kenë kuptim, nëse ato janë për iniciativa lokale apo mbi çështje në të cilat janë të angazhuar që para votimit një numër i mjaftueshëm votuesish. Por ata që besojnë se referendumet, mund të riparojnë disi apo të zëvendësojnë edhe demokracisë përfaqësuese, janë duke bërë një gabim të madh. Ndonjëherë referendumet vetëm sa i përkeqësojnë gjërat.

Në Britani, vota për Brexit ka hedhur themelet e një konflikt midis demokracisë së drejtpërdrejtë dhe asaj të tërthortë, për shkak se parlamenti, shumica e të cilit është pro-BE-së, mund të refuzojë të zbatojë vullnetin e popullit. Me idenë e referendumeve është abuzuar shpesh në vende të tjera të Evropës. Merrni për shembullin rastin e Hungarisë, ku kryeministri Viktor Orbán dëshiron të lejojë së shpejti njerëzit e tij të shprehen në një referendum, që synon të hedhë poshtë një plan të Komisionit të BE-së për shpërndarjen e refugjatëve në të gjitha vendet anëtare të BE-së.

Mësimet që vijnë nga katastrofa e referendumit britanik janë të qarta: BE nuk ka nevojë për më shumë demokraci të drejtpërdrejtë. Përkundrazi, është më në fund koha për të zbatuar reformat e diskutuara prej një kohë të gjatë të institucioneve evropiane në Bruksel. Qeveria e ardhshme britanike duhet të zbatojë në mënyrë rigoroze rezultatin e referendumit, nëse ajo nuk dëshiron të transformojë parimin e demokracisë në një shaka.

Në të njëjtën kohë, mbrojtësit e demokracisë së drejtpërdrejtë, duhet të kuptojnë se instrumenti qe ata mbrojnë me aq fanatizëm ka kufizimet e veta. Në botën tonë komplekse të shekullit XXI-të, nuk ka asnjë kontestim rreth nevojës për të transferuar përgjegjësinë politike për çështjet thelbësore tek përfaqësuesve të zgjedhur.

Por është e rëndësishme që këta përfaqësues të zgjedhur të jenë subjekt i parimit efektiv të kontrollit dhe balancës. Sikurse është shprehur në një rast Tomas Xheferson, një nga etërit themelues të Shteteve të Bashkuara:”Kur njerëzit kanë frikë nga qeveria, aty është tirania. Kur qeveritë kanë frikë njerëzit, aty gjendet liria!”.

“Der Spiegel” – Në shqip nga bota.al

Leave a Reply

Back to top button