Enciklopedike

Britani, deklasifikohen disa dokumente X të Britanisë

dokumentetLibri më i ri i David Clarke, “Britain’s X-traordinary Files” ka deklasifikuar disa dokumente sekrete të Britanisë. Siç mund ta kuptoni nga titulli, libri ka të bëj më të dhënat e qeverisë britanike për fenomene të mahnitshme dhe trupave të ndryshme me fenomene paranormale. Shumica e lexuesve të blogut të mistereve Mysterious Universe e dinë që Ministria e Mbrojtjes së Britanisë së Madhe është duke hulumtuar objektet e dyshimta të UFO-ve bashkë me agjencinë kombëtare ajrore të saj.
Libri i ri i Dave Clarke demonstron, megjithatë, atë çfarë e sheh bota zyrtarëve të lartë dhe qëndrimet e tyre për vite. Disa nga këto, pasi që kemi edhe shpalosje të dokumenteve të deklasifikuara, nuk janë edhe aq mistershme. Është si themi në përtej të mistershmes. Dave duhet të duartrokitet për guximin e tij duke hulumtuar kush e di kush për sa orë në arkivat kombëtarë të Britanisë, duke hulumtuar material për gjërat që zakonisht përdoren për t’i qitur jashtë jargët e dhelprës për hulumtim.
Në rreth 200 faqe të librit në tri raste të ndryshme ai bën një studim interesant të jetës reale të dokumenteve X që paraqiten aty. Mund të jetë fer nëse thuhet se kur është puna të studimi i botës së Qeverisë britanike dhe gjërave të pashpjeguara, shumica e njerëzve e llogarisin punën para se të përfundojnë duke folur për disqe fluturuese, UFO dhe gjëra të tjera të njëjta. Libri nuk është për këtë gjë. Në fakt, është e kundërta e këtyre gjërave.
Dave demonstron në mënyrë të lehtë diverzitetin e materialit – i cili zgjatet jo në dekada por në shekuj. Kështu me tërë atë që thuhet aty, ku duhet të fillojmë ne? E fillojmë me pjesën më të mirë të librit. Quhet, si një domen me interes i zyrtarëve të lartë apo si “rrezet e vdekjes”. Mirë se vini në botën e Harry Grindell Matthews, i njohur po ashtu si “burri i vdekjes me rreze”
Të themi që Grindell – Matthews ishte paksa një karakter që paraqitet me rezervë. Tregimi i tij gjendet në dosjet sekrete, paraqet aftësitë e tij gjeniale teknologjike të zhvilluara nga gjermanët, madje Winston Churchil ishte mahnitur më të. Aty mund të shohim edhe për thashethemet dhe përralla të tjera të dukjes me teknologjinë për vdekje me rreze që janë studiuar nga zyrtarët shtetërorë – në shkallë të ndryshme.
Misteri i maceve jashtëtokësore ABC për të cilat flitet shumë në Britani – është mbuluar po ashtu. Kryesisht me terma të ndryshme qeveritar për të kërkuar përgjigje për këtë fenomen. Pasi që është njëra prej mistereve më të mëdha për këtë kafshë të panjohur – kemi monstrumin Loch Ness, i cili, siç shkruhet në dokumentet X të Britanisë, ka qenë temë e disa zyrtarëve që merren me dosje dhe atë për shumë dekada.
Saga kurioze dhe sekrete kalon edhe tek Forcat e Policisë Britanike – gjatë Luftës së Dytë Botërore – që e gjen vetën të kapur nga këto kontroverse të vjetra që janë përcjell dhe njihen për Britanik, derisa kemi edhe një tregim fantastik për valën e helikopterëve misterioz në Britani gjatë viteve ’70.
Shumica e njerëzve kanë dëgjuar për përplasjet me “helikopter fantom” dhe “helikopter të zinj” edhe në SHBA. S’e paku, është e sigurt që një tregim i këtillë intrigues se si Ministria e Mbrojtjes së Britanisë dhe degët speciale të saj e kanë gjetur vetën në këtë situata sikurse në një fjalëkryq – ashtu siç e paraqet dosjet e klasifikuara të saj.
Ideja për brigadën e zjarrfikësve britanik që ka ekzistuar për dhunën e aktiviteteve të ndryshme më 1960 n Londër kishte tingëlluar një ide e vjetër për të luftuar fantazmat më shumë sikurse gjenden në filmat horror. Por, kjo nuk kishte qenë. Siç e tregon Dave, këto gjëra kanë ekzistuar madje edhe më të mistershme sesa janë nëpër gjëra fiktive të romanëve.
Nëse kthehemi dhe lexojmë tregimin e Jim Tzempleton më 1964, “Astronauti Solway” që thuhet se në Tempelton ishte parë një burrë në të zeza duke vrapuar në një mënyrë të mistershme atëherë kjo gjë është ndjekur edhe nga zyrtarët e tjerë.
Në libër paraqiten edhe dosje të tjera të zyrtarëve siç janë (a) gjarpërinj e pazakontë në Deti; (b) gjykime të shtrikave; (c) përfshirja e inteligjencës britanik në botën e mistereve magjikë për të mundur hordhitë e hitlerit dhe (d) një seri misteresh që janë përfshirë, mistifikuar dhe ndonjëherë kanë fascinuar botën e qeverisë, ushtrisë dhe shërbimeve të inteligjencës në Britani, gjë që e bën këtë libër më interesantin për ta lexuar.

Leave a Reply

Back to top button