Histori

Britania qëndroi e vetme në vitet 1940

Screen Shot 2015-06-17 at 2.44.22 PM

Nga Seria: Ide te gabuara per Luften e Dyte Boterore

Gabim, thotë Andrew Roberts. Ideja që Britania qëndroi e vetme në Luftën e Dytë Botërore në 1940 është e gabuar. Eshtë e rëndësishme të theksojmë kontributet dhe humbjet që kanë pësuar shtete të tjerë që atëherë formonin një pjesë të perandorisë britanike. Ndonëse në atë kohë termat Britani dhe Perandori Britanike mund të jenë përdorur duke nënkuptuar të njëjtën gjë, ato kanë konotacione shumë të ndryshëm kur zbatohen sot.

Në kohën e konfliktit popullsitë e perandorisë arrinin së bashku në pak më shumë se 30 milionë banorë. Megjithatë kontributi i secilit prej këtyre ishte masiv: forcat e armatosura të Kanadasë kishin një personel prej 100 mijë vetësh në 1939, ndërkohë që deri në 1945 kishin shërbyer më shumë se 1 milionë ushtarë dhe oficerë. Kontributi i Indisë ka qenë pothuajse i barabartë me pjesën tjetër të perandorisë dhe komonuelthin së bashku.

Ushtria indiane e mbretit George VI që ishte forca e fundit vullnetare e historisë së njerëzimit duhet të na bëjë të heqim dorë nga koncepti i Britanisë së vetmuar në 1940./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button