Bota

Britanikët janë më të lumtur kur pijnë birrë në pub

Pirja e birrës dhe qëndrimi në pub, është provuar shkencërisht se i bën britanikët të ndjehen mirë.

Jo more!

Duket se një përbërës kyç që përdoret për birrën, stimulon prodhimin e dopaminës në tru, sipas një studimi gjerman.

Malti i elbit – që përdoret në shumicën e birrave – është i pasur në hordeninë, e cila aktivizon një dëshirë për të konsumuar ushqim dhe pije për kënaqësi, dhe jo thjeshtë prej urisë.

Si pasojë, kjo bën që receptorët e dopaminës në tru të stimulohen. Janë ata që na bëjnë të ndjehemi të lumtur.

Prandaj shpesh herë nuk të vjen aspak t’i thuash jo një pijeje të dytë. Nuk është neps, është shkencë.

Në fakt ka edhe një emër: uria hedoniste.

Studiuesit në Universitetin e Erlangen-Nurenberg në Bavari studiuan 13000 përbërës të ushqimeve për të arritur rezultatet e tyre, të cilët e befasuan pak shefen e programit, Monika Pischetsrieder. “Na erdhi pak si befasi që një substancë tek birra aktivizon receptorin D2 të dopaminës, sidomos po të kemi parasysh që nuk po bënim kërkime për stimulantë në ushqime”, tha ajo.

Ndërkohë, një sondazh me 2000 britanikë tregoi se ata ishin më të lumtur kur ndodheshin në pub. Mos more! / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button