Shkence

Britanikët në hapësirë

Cilat zhvillime shkencore do të jenë më të bujshmet për vitin 2015?

britsNga Paul Rincon
redaktor shkencor
Shumëkush në Evropë u habit, kur majori i ushtrisë britanike i lindur në Chichester, Tim Peake u zgjodh si një astronaut i “Agjensisë Evropiane të Hapësirës” në vitin 2009. Qeveritë në Mbretërinë e Bashkuara, tradicionalisht kanë nënvlerësuar fluturimet në hapësirë të njerëzve, duke kontribuar minimalisht për këtë program specifik të “Agjencisë Evropiane të Hapësirës”. Por “Majori Tim”, ishte një kandidat i shquar, dhe disa persona brenda agjencisë kozmike, shpresuan se ky veprim mund të inkurajojë një pjesëmarrje më të madhe nga Britania në këto programe.
Kështu, në fund të 2015-ës, Tim do të mbajë flamurin britanik në krahun e tij, kur do të niset me anijen ruse, për të filluar një udhëtim 6-mujor në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës. Vëzhguesit do të shohin, nëse “efekti Tim”, mund të frymëzojë brezin e ri të shkencëtarëve dhe inxhinierëve, e bashkë me të në rritjen e besimit në industrinë hi-tech të Britanisë. Për këtë qëllim, shefat e agjencive të hapësirës, kanë organizuar tashmë konkurse për nxënësit që të gatuajnë ushqime që Tim mund t’i konsumojë në hapësirë, si edhe për logon që do të mbajë misioni  i tij.Në përfundim të programit të trajnimit si astronaut, ish-piloti i helikopterit, duhet të fillojë misionin e tij në nëntor 2015. Ai duket po aq rehat në rolin e tij prej ambasadori, sikurse edhe në trajnimin në një tank nënujor apo duke u sjellë si ekspert në gatim në emisionin “Neësnight” të Jeremy Paxman-it në vitin 2013./bbc/

Leave a Reply

Back to top button