Bota

Bulliet: “Përplasje qytetërimesh? Marrëzi. E ardhmja jonë është bashkë”

Studiuesi amerikan në Columbia University, “anti-Huntington”: “I pashmangshëm kërkimi i dialogut, dy fetë duhet të bëjnë një përpjekje të përbashkët, për të eleminuar një kult të tretë, atë të terrorit”

Screen Shot 2016-08-02 at 18.48.04

“E ardhmja, si e kaluara, është e bashkuar”. Vetëm një vijë ndan Islamin dhe Krishtërimin, që nga titulli: Qytetërimi Islamiko-Kristian (Yale University Press). Eshtë kjo vepra e Richard Bulliet, i cili në  Universitetin e Columbias ka drejtuar Institutin për Lindjen e Mesme dhe ku jep mësim historinë e Islamit. Ai është një anti-Huntington: përplasja e qytetërimeve, sipas tij, është “çmenduri”, ajo kundërshton teorinë e dialogut. “I mundur, madje i pashmangshëme”.

Përse e hidhni poshtë idenë e përplasjes së qytetërimeve dhe luftës midis feve?

“Terrorizmi global islamik”, siç e quan Trumpi, është në fakt vetëm periferia e një periferie. Shteti Islamik po fundoset dhe xhihadistët përdorin një mishmash interpretimesh të këqija, për të legjitimuar gjithë sa ndodh, me fenë. Tmerri i sotëm nuk është i njëjtë me Islamin, ashtu sikurse Perëndimi nuk është islamofob.

Madje, për ju Islami dhe krishtërimi kanë pasur gjatë gjithë historisë një “marrëdhënie binjake”. Po në të ardhmen?

Historia është baza: Rrënjët e përbashkëta, 14 shekuj kryqëzimesh, vazhdimësia gjeografike dhe motërzimi – madje edhe në kohën e konfliktit – janë të kudogjendura. Ideja e një qytetërimi të përbashkët, e cila tani tingëllon e papëlqyeshme, mund të dalë nga hiri i fatkeqësisë së sotme, ashtu sikurse ideja e një qytetërimi judeo-kristian është pranuar nga të gjithë, pas Holokaustit. Rruga e bashkimit është e gjatë, por ajo duhet të përshkohet.

Si të praktikohet ky “bashkim qytetërimesh”?

Myslimanët duhet që të dënojnë ekstremistët dhe të flasin me fqinjët, ashtu si thotë Valls. Nga ana e tyre, jomyslimanët duhet të bëjnë dallimin mes terrorizmit dhe idesë që Islami është një fe e cila nxit të keqen: sulmet kriminale duhet të shihen për atë që janë. Dy fetë duhet të bëjnë një përpjekje të përbashkët për të eleminuar një kult të tretë: atë të terrorit.

La Repubblica – Bota.al

Leave a Reply

Back to top button