Kryeministri britanik, David Cameron dhe udhëheqësi i opozitës, Ed Milliband kanë marrë pjesë në një seri intervistash televizive, ndërkohë që fushata e zgjedhjeve të përgjithshme nis, gjashtë javë para votimit të 7 majit.
Cameron tha se anëtarësimi në BE i ka sjellë disa të mira Britanisë, por se nevojitet një marrëveshje e re me BE-në. “Unë mendoj se problemi me Bashkimin Europian për momentin është se ai ka disa aspekte të mirë, por ka edhe shumë gjëra që i çmendin njerëzit”, tha Cameron. “Njerëzit thonë se po përpiqet shumë që të bëhet një shtet dhe jo një organizatë, se po pëpriqet të marrë shumë fuqi”.
Ndërkohë që Cameron zotohet për një referendum për anëtarësimin në BE, Milliband dëshiron të qëndrojë në bllok. “Unë mendoj se largimi nga BE do të ishte një katastrofë për vendin”, tha Milliband. “Sepse unë mendoj që ne mbështetemi në vendet e punës që krijon ai dhe në tregtinë që sigurojmë prej anëtarësimit në BE. Mendoj se strategjikisht për Britaninë, qoftë nëse dëshiron të luftosh terrorizmin, apo ndryshimin e klimës, si edh enjë sërë cështjesh të tjera, duhet të jesh një vend që sheh jashtë”.
Të dy janë vënë përballë njëri-tjetrit në këto zgjedhje të përgjithshme, ndonëse pritet që edhe parti të tjera të luajnë rol të rëndësishëm. Një debat televiziv normal është parashikuar për javën e ardhshme, ku do të marrin pjesë edhe udhëheqës të partive të tjera. /Bota.al