Një çift i sapomartuar shkoi të jetonte në një zonë të bukur periferike dhe shumë të qetë të qytetit ku jetonin. Një mëngjes, teksa po pinin kafe së bashku, dhëndri i ri ishte duke parë nga dritarja e hapur. Vuri se një gruaja fqinje sapo kishte varur rrobat e saj në ballkon dhe tha:“Shih se sa të pista janë rrobat e komshies!
Po si nuk qenka kaq e aftë sa të lajë rrobat e saj xhanëm? Apo ndoshta ka një lavatriçe të vjetër që nuk i funksionon mirë? Ose le të ndërrojë detergjentin që përdor!…Gjithsesidikush duhet t’i thotë që t’i lajë më mirë rrobat! Ose duhet t’ia mësojë se si lahen ato!”. Bashkëshortja e tij pa rrobat e nderura në ballkonin përballe dhe heshti. E njëjta skenë dhe koment u përsërit disa herë, kur fqinja varte rrobat e saj të lara në ballkon për t’u tharë.
Pas disa kohësh, një mëngjes burri mbeti i habitur kur pa se fqinja po varte rrobat e saj, tëcilat iu dukën më në fund pa njolla, dhe i tha gruas së tij:“Shiko zemër, fqinja jonë ka mësuar më në fund të lajë rrobat! Kush do ta mësuar vallë?”.
Këtë herë e shoqja iu përgjigj:”I dashur, askush nuk i ka thënë asgjë. Sot në mëngjes, u ngrita herët si gjithmonë për të të përgatitur mëngjesin. Po ashtu i mora syzet e tua dhe ua pastrova lentet!”.
…Dhe pikërisht kështu është edhe në jetë… Gjithçka varet nga pastërtia e “thjerrëzave të syzeve”, përmes të cilave vëzhgoni faktet. Para se të kritikoni, do të ishte më mirë të shihni nga afër nëse zemra dhe ndërgjegjja juaj është e “pastër” për të parë më mirë. Atëherë do të shihni më qartë pastërtinë e zemrës së fqinjit…