Enciklopedike

Ç’do të ndodhte sikur të shpërthente vullkani nën Parkun e Yellowstone?

  1. TERMETE

Muaj të tërë lëkundje do të arrijnë kulmin në një tërmet të madh, duke krijuar çarje në magmën që ndodhet 7 km nën tokë. Teksa presioni çlirohet, gazrat e shkrirë në magma do të dalin jashtë, duke e shndërruar magmën në një kazan gjigand që zien.

2. VALA E GODITJES

Energjia totale që do të çlirohet do të ishte e barazvlefshme me një shpërthim 875 mijë megatonë. Vala e goditjes do të vriste 90 mijë njerëz. Pjesë më e madhe e llavës do të binte sërish në krater. Çdo lloj rrjedhjeje do të ishte e ngadaltë dhe do të përhapej vetëm deri në 40-50 km.

3. HIRI

Më të rrezikshme janë retë me hirin e dendur dhe të nxehtë, që del nga gryka. Një studim i vitit 2016 gjeti se këto do të zhvendoseshin me shpejtësi 16-72 km/orë. Pra me makinë do të ishte e mundur t’i shpëtoje.

4. DIMRI VULLKANIK

SHBA do të mbështillej prej hirit – deri një metër thellë në Salt Lake City. Kjo do të shkaktonte probleme në frymëmarrje. Dyqind milion tonë dioksid squfuri do të lëshoheshin në stratosferë dhe do ta ftohnin klimën për një dekadë. /Bota.al

Leave a Reply

Back to top button