Enciklopedike

C’duan gjuetarët e thesareve që janë vënë në kërkim të trupit të Bin Ladenit?

Screen Shot 2015-03-11 at 10.41.13

Bill Warren është një nga kërkuesit më të kompletuar të thesareve në botë. Ai kishte zbuluar tashmë dhjetëra rrënoja anijesh dhe kishte transportuar mijëra relike sendesh të çmuara nga anije të zhytura, për në sipërfaqe. Por nëse ai arrin sukses në misionin e tanishëm, gjetja do të lërë në hije të gjitha zbulimet e tij të mëparshme…

Në mëngjesin e 2 Majit 2011, Presidenti i SHBA, Barack Obama shpalli se Osama Bin Ladeni ishte vrarë nga forcat speciale të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara. Në atë kohë të fjalimit para kamerave televizive, trupi i udhëheqësit të Al Qaedës ishte në bordin e aeroplanmbajtëses “USS Carl Vinson”. Një orë më vonë, i mbështjellë me qefin të bardhë, u hodh në thellësitë e detit Arabik të Veriut. Ose të paktën ky ishte plani.

Për ca kohë, plani i presidentit të SHBA u shfaq të kishte patur sukses. Pse? Sepse megjithëse qeveria amerikane refuzon të bëjë publike prova në formën e fotografive ose kampioneve të ADN-së, varrimi i tij në det do të thotë që askush nuk mund të debatojë për të kundërtën.

Por në vitin 2012, Bill Warren hyri në një mision me të cilin ai shpresonte se do ta ndryshonte versionin zyrtar. Me ndihmën e sponsorëve dhe pajisjeve zanore të teknologjisë së lartë, amerikani ka në plan të skanojë detin Arabik të Veriut për trupin e Bin Ladenit. “Paisjet në anije mund të zbulojnë edhe objektet më të vogla në një thellësi prej 3,000 m,” shpjegon kërkuesi i thesareve.

Edhe Warren është i pasigurt se çfarë do të bëjë me trupin nëse e gjen atë. Por e vërteta është  nëse ai e gjen me të vërtetë kufomën e Bin Ladenit dhe del se edhe një detaj i versionit qeveritar zyrtar për vdekjen e tij nuk përputhet, presidenti Obama do të gjendej në një situatë ku do të kish dëshiruar të mos kishte vendosur për varimin e tij në det.

Bota.al

Leave a Reply

Back to top button