Your Life

“C’è posta per Te”, dashuria e dy të rinjve kundër tumorit . Histori plot dhimbje dhe emocione…

Maria De Filippi tregon historinë e dashurisë së Serenës dhe Alessandros që u bënë më të fortë, pavarësisht sëmundjes. Një histori që ka prekur italianë të tërë…

Gjatë puntatës së dytë të edicionit të XXI të “C’è posta per Te”, Maria De Filippi arriti të mbledhë përpara ekranit sytë e 5 milionë e 900 mijë spektatorëve që zgjodhën kanalin Rai Uno për të parë emisionin e saj. Ndër historitë e treguara në këtë puntatë, ka spikatur ajo e Serenës dhe Alessandros, dy të fejuarve napoletanë pak mbi 20 vjeç që janë dashuruar që kur ishin adoleshentë. Pakmuaj pas nisjes së lidhjes së tyre, mësohet se djali ka një tumor, gjë që i detyron të rinjtë të zhvendosen drejt një qendre të specializuar në Aviano, në provincën e Pardenone.

Vajza, sapo mbushi 15 vjeçe, mbaroi shkollën dhe në vend që të shkonte me pushime, u transferua në Aviano për të qenë pranë të fejuarit të saj. Që këtu dashuria e tyre u forcua akoma dhe më tepër. Ky ishte një realitet shumë ndryshe krahasuar me atë të shoqeve të saj që bënin qejf nëpër plazhe gjatë pushimeve. Serena pranoi se në maj të vitit 2012, kur mori lajmin e sëmundjes së Alessandros, mendoi se “ai lajm ishte fillimi i fundit”, por me kalimin e kohës pranon se duke e kaluar këtë betejë me të dashurin e saj, ka arritur të kuptojë çfarë është dashuria e vërtetë. Pavarësisht shërimit të tij, tek ajo akoma ekziston frika e së ardhmes, pavarësisht se e di që prapë do e përballojnë së bashku atë frikë. Ajo i bëri një surprizë në këtë emision Alessandros, të cilin e gjeti bashkë me aktorin e saj të preferuar Gerard Butler, që nuk mundi t’i mbante dot brenda vetes emocionet dhe u prek nga historia e dy të rinjve. Ajo i dha forcë gjatë cikleve të kemioterapisë, kurse ai nuk kaloi një moment pa i falur vëmendje, pavarësisht shëndetit të tij. Aktori tha se në sytë e të rinjve pa një dritë magjike që përkufizon çdo guximtar. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button