Analiza

Çelësi i suksesit të Henry Kissingerit

Screen Shot 2015-11-27 at 16.29.28

Kuptoi diçka që shumica e diplomatëve nuk e kuptojnë: historinë, dhe si ta vëzh në zbatim atë

GRAHAM ALLISON

Në biografinë e tij të Henry Kissingerit, historiani Niall Ferguson kujton se diku rreth gjysmës së atij që do të bëhej një projekt 8-vjeçar, ai kish patur një moment iluminimi. Duke gjurmuar historinë se si një djalë i ri nga Gjermania naziste, u shndërrua në burrështetasin më të madh të Amerikës, ai zbuloi jo vetëm thelbin e artit të qeverisjes së Kissingerit, por edhe gjenin e munguar në diplomacinë amerikane: të kuptuarit e historisë.

Për Fergusonin, ishte një zbulim modest. Siç rrëfen në hyrjen e Kissinger: “Teksa bëja kërkime për jetën e Henry kissingerit, arrita të kuptoj se qasja ime ishte jo e mprehtë.në veçanti, më kishte shpëtuar rëndësia e madhe e defiçitit të historisë, në politikën e jashtme amerikane: fakti që vendim-marrësit kryesorë nuk dinë pothuajse asgjë jo vetëm për të kaluarën e vendeve të tjerë, por as për atë të vendit të tyre. Dhe më e keqja, ata shpesh herë nuk shohin se çfarë të keqe ka me injorancën e tyre”.

Vëzhgimi i Fergusonit më kujtoi një rast tre vjet më parë, kur pas një mungese prej katër dekadash, Kissingeri u rikthye në Harvard. I pyetur nga një student, se çfarë duhej të lexonte dikush që shpresonte të kishte një karrierë si e tija, Kissingeri u përgjigj: “histori dhe filozofi” – dy lëndë që janë pothuajse të munguara në shumicën e shkollave amerikane të politikave publike…

[real3dflipbook id=”650″]

 

Leave a Reply

Back to top button