Panairi teknologjik më i madh në botë, CES do të hapë dyert e tij nga data 9 janar deri në 12 janar në Las Vegas. Në datat 7 dhe 8 do të ketë konferenca për shtyp. Ky takim ka 50 vite që zhvillohet dhe tërheq inovatorët, liderët dhe sipërmarrjet e të gjithë botës. Është vendi ku markat e mëdhaja prezantojnë produktet dhe njoftojnë tendencat që do të shihen gjatë gjithë vitit. Vitin e kaluar morën pjesë 4 mijë kompani dhe kishte 184 mijë asistentë. Po ju prezantojmë disa nga risitë që priten në këtë panair.
Realiteti virtual.
Përsëri realiteti virtual do të jetë prezent në këtë panair. Edhe pse nuk është një teknologji plotësisht e re, ende nuk është eksploruar plotësisht. Do të ketë disa sektorë dhe do të mbërrijnë nga duart e Google-it dhe nga Lenovo. Pritet që kompanitë e mëdha të sjellin syzet me VR dhe me propozime gjithnjë e më përfshirëse. Realiteti virtual mund të përdoret për qëllime edukative, për të trajtuar fobi si edhe për të dekoruar ambjente.
Automjete autonome
Do të ketë një sallon të tërë kushtuar makinave. Autonomia dhe connection (lidhja) do të jenë yjet e kësaj hapsire, ku markat si Toyota, Kia, Honda, Hyundai, Nissan, Renault dhe Ford e shumë të tjera do të sjellin risitë e tyre. Nvidia dhe Qualcomm mund të befasojnë me risitë e tyre për makinat e së ardhmes. CEO i Fordit, Jim Hackett, do të mbajë një bisedë në 9 janar dhe pritet që të parashtrojë disa të reja interesante. Duke patur parasysh marrëveshjen e Aurorës me Volkswagen dhe Hyundai-n për të krijuar një sistem të qarkullimit autonom ka të ngjarë që kjo risi të jetë prezentë në CES. Nga ana tjetër kompania kineze Byton do të shpërfaqë mjetin e saj të parë në prodhim, një SUV elektrik dhe autonom. Vitin e kaluar Faraday Future u prezantua në Las Vegas me prezantimin e FF91 edhe pse nuk pati suksesin e pritur.
Televizorë dhe monitorë.
Samsungu do të prezantojë një monitor të lakuar CJ791 që ka një panel teknologjie QLED, një raport 21:9 dhe rezolucion 3.440 x 1.440 píxel. Gjithashtu ka porta Thunderbolt 3 që lejojnë transferime deri në 40Gbps. Besohet se koreano-jugorja mund të sjellë disa prototipe me microLED, një sistem panelesh që e ka prezantuar në një ekran kinemaje, por që tani mund të transferohet në televizorët tradicionalë. Kjo teknologji lejon të kihen ngjyra më të ndritshme, të zeza të pastra dhe një definicion më i madh. Është hapi tjetër cilësor që pritet, kur flitet për të konkuruar me OLED dhe LCD. Kompania gjithashtu do të prezantojë një saoundbar NW700 Sound+ me fshirje të zhurmave.
Gjithashtu përfshin autoparlantë me një shtrirje të gjerë të tingullit. LG Display do të sjellë një televizor OLED 8K me një ekran 88 polësh dhe me një rezolucion7680 x 4320 që do të thotë 16 herë me më shumë pixel se ajo e 1080p. LG do të prezantojë modele të përmirësuara të linjës së monitorëve me teknologjinë Nano IPS. Sipërmarrje të tjera si Sony, Panasonic, TCL dhe Sharp do të sjellin risi për të konkuruar në këtë linjë. Priten ekipe me HDR dhe Dolby Vision ashtu sikurse edhe ekrane shumë të hollë.
Kompjutera.
Lenovo do të prezantojë kompjuterat e rinj mes të cilëve do të shquhen ThinkPad X280, ThinkPad X380 Yoga, ThinkPad T480, ThinkPad L380 Yoga dhe ThinkPad L580. Ka të ngjarë që Google të tregojë modelet e reja të Chromebooks, gjithashtu do të ketë të reja nga Dell, Acer, Asus dhe HP. Priten risi edhe nga Razer që vitin e kaluar befasoi me Project Valerie një notebook gamer me tri ekrane.
Robotë.
Kompania tajvaneze ITRI njoftoi se do të sjellë në CES një robot që do të luajë scrabble (lojë me fjalë) me pjesëmarrësit dhe do të mundë të shërbejë kafe. Ky android inteligjent ka një sistem viziv inteligjent që i lejon të interpretojë atë çka sheh përreth tij dhe të mësojë duke nisur nga kjo përvojë. Dihet që LG do të prezantojë tre robotë, njëri nga ata do të jetë projektuar për të shërbyer pije dhe ushqime në aeroporte, tjetri për të kryer check in-nin dhe check out në hotele dhe i treti do të këshillojë klientët në supermarkatë.
Smartphones.
Besohet se Sony do të sjellë tre modele të reja në CES. Flitet që Samsungu do të zbulojë telefonin e tij të palosshëm Galaxy X dhe Galaxy S9, por nuk ka ende një njoftim zyrtar. Ajo që dihet është se do të prezantojë procesorin Exynos 9810, zemra e modeleve të tij. Ky chip është i ndërtuar mbi arkitekturën FinFET me 10 nanometra të gjeneratës së dytë.
Folës inteligjentë.
Në panairin e IFA-s në Barcelonë, në shtator u hodhën disa folës inteligjentë dhe ka të ngjarë që kjo të ndodhë edhe këtu. Google assistant do të jetë present në lloje të ndryshme folësish, (LG-ja do të nxjerrë dy modele me këtë ndihmës virtual), por edhe në elektroshtëpiake. Pritet çfarë do të sjellë Bixby i Samsungut. / Burimi: TechReview – Bota.al