Enciklopedike

Çfarë ajri qarkullon në një nëndetëse?

Screen Shot 2015-03-19 at 11.09.58Aspak i keq, falë një sistemi filtrash të sofistikuar. Prej ajrit në një nëndetëse duhet në fakt të hiqet anhidridi karbonik (në çdo frymënxjerrje përqëndrimi është afërsisht 4%) dhe avulli ujor që emetohet duke marrë frymë. Anhidridi karbonik eleminohet sepse në përqëndrime të larta në ambient (mbi 5%), bëhet toksik. Duhet të evitohet avulli ujor nga kondensimi, që depozitohet si pikëza uji mbi paretet e mbi instrumentat e bordit. Filtrat për anhidridin karbonik shfrytëzojnë një reaksion që përdor hidroksidin e natriumit (NAOH), e njohur edhe si “soda kaustike”, dhe hidroksidin e kalçiumit (Ca(OH)2), e njohur edhe si “gëlqere e shuar”. Në fund të reaksionit anhidridi karbonik përthithet e fitohet karbonat kalçiumi (CaCO3). Avulli ujor, nga ana tjetër, hiqet falë një ç’hidratuesi të veçantë. Akoma më shumë përdoren filtra për të larguar pluhurat. Po oksigjeni? Furnizohet nga serbatorë nën presion. Ose rrjedh nga elektroliza e ujit (që i ndan nga molekulat e hidrogjenit falë elektricitetit) ose nga reaksioni i shpërbërjes së kloratit të natriumit (NaClO3) që, në temperature të lartë, shpërbëhet në oksigjen e klorur natriumi (NaCl).

Leave a Reply

Back to top button