Enciklopedike

Cfarë bënë pas Hënës astronautët e Apollo 11? Nga leksionet, tek depresioni

hena

Neil Armstrong, njeriu i parë që vuri këmbë në Hënë, me rikthimin në Tokë mori një detyrë më të lehtë në NASA: ai ishte përgjegjës për koordinimin e të gjithë veprimtarive, teknologjike dhe kërkimore, të vetë NASA-s. Në vitin 1971 u largua nga enti hapësinor amerikan dhe shkoi të japë leksione inxhinierie aerohapësinore në Universitetin e Cincinnatit. Ndërroi jetë në 2012-ën, në moshën 82 vjec.
Michael Collins pilotonte modulin e komandës së shërbimit në orvitë përreth Hënës, dhe ai nuk zbriti asnjëherë mbi satelitin e Tokës. U largua nga NASA në janar të vitit 1970 për t’u bërë drejtor i Muzeut Hapësinor, i famshmi i Uashingonit. Në vitin 1978 kaloi në Institutin Smithsonian dhe u largua nga forcat e armatosura të SHBA. Ka shkruajtur disa libra të suksesshëm në lidhje me aventurën e tij hapësinore dhe i është dedikuar pikturës, por gjithësesi duke mos i firmosur veprat e tij, që të mos marrin vlerë vetëm për shkak të emrit.
Depresioni
Buzz Aldrin, njeriu i dytë që zbriti në Hënë, tre vjet pas aventurës u largua nga NASA dhe u bë komandant i shkollës së pilotëve të bazës Eduards në Kaliforni. Në autobiografinë e tij “Rikthim në Tokë” rrëfen për luftën kundër depresionit dhe alkoolizmit. Gjendja e tij u përmirësua kur kërkoi një ndihmë të kualifikuar. Në vitin 2011 luajti rolin e vetvetes në filmin: Transformers: Ana e errët e Hënës”.

Leave a Reply

Back to top button