Horizonti.al

Çfarë do të ndodhë, kur diellit t’i mbarojë hidrogjeni?

screen-shot-2016-10-03-at-07-09-02Teksa si një yll, Dielli e konverton hidrogjenin e tij në helium, bëhet më i nxehtë. Kjo për shkak se heliumi merr më pak hapësirë, duke e lejuar bërthamën e Diellit të kontraktohet dhe të gjenerojë më shumë nxehtësi. Kjo e lëviz yllin në sekuencën kryesore. Dielli ka ekzistuar për rreth 4.5 miliardë vjet, gjatë së cilës shkëlqimi i tij është rritur tashmë me rreth 30 përqind, dhe do të kalojë 10 miliardë me sekuencën kryesore.

Ne ndoshta kemi edhe 2-3 miliardë vjet kohë, para se Dielli të bëhet aq i nxehtë sa që Toka të bëhet e pabanueshme. Kur pjesa më e madhe e hidrogjenit në bërthamën e tij të jetë harxhuar, një yll s‘mund të qëndrojë në përmasën aktuale. Ashtu si yjet të tjerë të ngjashëm, Dielli pritet të bëhet një gjigant i kuq (zakonisht në ngjyrë portokalli), duke përfunduar ndoshta 200 herë më i madh se sa është tani.

Kjo ndodh pasi bërthama, në mungesë të reagimit të hidrogjenit shembet, duke gjeneruar shumë energji, çka i shtyn larg pjesët e jashtme të yllit. Ylli furnizohet ende me energji nga shkrirja e hidrogjenit, por tashmë ai është e shpërndarë në një guackë të gjerë, që do të thotë se temperatura e sipërfaqes së yllit bie, duke prodhuar ngjyrën e kuqe. Dielli pritet të mbetet një gjigant i kuq për rreth 1 miliardë vjet. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button