Shkence

Çfarë do të ndodhte sikur … ADN-ja të zhdukej nga çdo qelizë njerëzore?

Screen Shot 2015-06-30 at 18.55.50

I gjithë gjenomi i qenies njerëzore peshon vetëm 150 gramë, i shtrirë në formën e ADN-së në të gjithë afro 100 trilionë qelizat e trupit. Nëse krejt paparitur do të zhdukej, do të fillohej me humbjen e pikërisht kësaj sasie të peshës. Por në fillim, shumë pak do të ishte e dukshme, për shkak të humbjes së vëllimit në qeliza – edhe pse vdekja është tashmë e pashmangshme. Kjo sepse pa ADN-në, pa gjurmën gjenetike të qelizave, trupi nuk mund të prodhojë më “pjesë ndërrimi”. Kjo është veçanërisht serioze për “fabrikat” e performancës së lartë të trupit: aparati tretës do të tresë vetveten, dhe pa “rimbushje” të qelizave të bardha të gjakut nga palca e kockës, trupi do të mbushet me baktere. Pasojat janë të ngjashme me ato të një helmimi të rëndë radioaktiv, i cili gjithashtu dëmton gjenomin. Brenda pak orësh, trupi do të pësonte kolaps total./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button