Enciklopedike

Çfarë duhet për të jetuar deri në 110 vjeç?

aging-centralÇfarë duhet për të jetuar deri në 110 vjeç? Nëse mbinjëqindvjeçarët kanë një gjen që i ndihmon të arrijnë këtë moshë, kjo është një gënjeshër e  ulët. Një kërkim i gjithanshëm për variante të gjenit të jetëgjatësisë – mosha mesatare 112 vjeç (më e vjetra ishte 116) – ka bërë një vrimë në ujë.
Studime të mëparshme identifikuan kode gjenesh për proteina që mund të luajnë një rol të rëndësishëm në jetëgjatësinë, duke përfshirë  faktorin 1 të rritjes së insulinës. Disa njerëz kanë një variant të IGF-1 i cili bëhet më pak aktivë me kohën dhe kjo mund të zvogëlojë procesin e plakjes.
Por kur Stuart Kim i Universitetit të Stanfordit në Kaliforni dhe kolegët e tij krahasuan gjenomat e 16 grave dhe të një burri të moshuar 110 vjeç, ose më të madh, me ato të 34 njerëzve të moshuar 21 deri 79, ata gjetën ndryshime jo domethënëse në IFG-1 apo në ndonjë gjen tjetër. Ironikisht, një grua mbi njëqindvjeçare kishte një variant gjeni të njohur për të ngritur rrezikun e vdekjes së papritur përmes ritmeve jo të rregullta të zemrës.
Megjithatë, Kim mendon se do të gjenden ndryshimet gjenetike. “Ne jemi duke vazhduar kërkimin tonë me shumë mbi njëqindvjeçarë dhe me analiza më komplekse,” thotë ai.

Leave a Reply

Back to top button