Enciklopedike

Çfarë e shkaktoi Revolucionin Industrial?

Screen Shot 2016-07-26 at 08.05.02Seria: Probleme të mëdha ende të pazgjidhura

Revolucioni Industrial ishte një periudhë e fundit të shekullit XVIII dhe fillimit të shekullit XIX, kur ndryshime të mëdha në bujqësi, manafakturë, dhe transport patën një efekt të madh tek kushtet social-ekonomike dhe kulturore në Britani, dhe që më pas u përhapën në të gjithë botën, një proces që njihet ndryshe edhe si industrializimi.

Fillimi i Revolucionit Industrial shënoi një kthesë të madhe në historinë shoqërisë njerëzore, e krahasueshme me shpikjen e bujqësisë apo krijimin e qytet-shteteve të para; thuajse çdo aspekt i jetës së përditshme dhe shoqërisë njerëzore u ndikua në një farë mënyre. Shkaqet e këtij revolucioni ishin komplekse dhe mbeten ende një temë e debatueshme, me disa historianë që e shohin revolucionin si një produkt të ndryshimeve sociale dhe institucionale, të ndodhura në fund të epokës së feudalizmit në Britani, pas Luftës Civile Angleze në shekullit XVII.

Ndërsa kontrollet e kufijve kombëtare u bënë më efektive, përhapja e sëmundjeve u pakësua, në një kohë që u arrit parandalimi në kohë i epidemive deri atëhere mëse të zakonshme. Përqindja e fëmijëve që jetuan tej fëmijërisë u rrit në mënyrë të konsiderueshme, duke çuar në krijimin e një force të madhe punëtore.

Një çështje që ka ende sot interes për historianët, është arsyeja pse Revolucioni Industrial ndodhi në Evropë, dhe jo në pjesë të tjera të botës së shekullit XVIII-të, veçanërisht në Kinë, Indi dhe Lindjen e Mesme, apo në epoka të tjera si Antikiteti Klasik apo Mesjeta. Në këtë rast sillen në vëmendje faktorë të shumtë, duke përfshirë ekologjinë, qeverinë dhe kulturën. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button