Enciklopedike

Çfarë është “drita e vdekjes?

Screen Shot 2015-03-28 at 10.49.31Bëhet fjalë për një “valë blu” fluoreshente që emetohet nga qelizat e një organizmi në momentin kur ndërron jetë. Kjo dritë përhapet me shpejtësi nëpër të gjithë sistemin vital, para se të shuhet së bashku me ekzistencën e organizmit. E mbështet Universiteti London College, që ka studiuar e (fotografuar) fenomenin në një krimb të vogël (Caenorhabditis elegans). Fluoreshenca do të rridhte nga një reaksion zinxhir që nekrotizon organizmin e përhapet përmes proteinës INX-16. Kurse drita blu është e prodhuar nga acidi antranilik. Studimi mund të jetë i aplikueshëm edhe për organizma më kompleksë.

Leave a Reply

Back to top button