Thenie

Çfarë është jeta? Përkufizoje edhe ti me këto thënie fantastike

“Jeta është 10% çfarë na ndodh dhe 90% si reagojmë ndaj atyre që na ndodhin”.

“Jeta është diçka ironike që kërkon trishtim për të kuptuar çfarë është lumturia, zhurmë për të vlerësuar heshtjen dhe mungesën e dikujt për të kuptuar rëndësinë e pranisë së tij/saj”.

“Jeta është udhëtimi më i gjatë që do të bësh ndonjëherë”.

“Jeta nuk është një pritje që stuhia të kalojë, por është e mësuara se si të kërcesh në shi”.

“Jeta është shumë e shkurtër për ta kaluar në betejë me vetveten”.

“Jeta është një roman. Bëje jetën tënde një roman bestseller”.

“Jeta është si një monedhë që mund ta shpenzosh me çfarë të duash, por ke mundësi ta shpenzosh vetëm një herë”.

“Jeta është bujare. Përherë të ofron një mundësi të dytë dhe kjo mundësi quhet “E nesërme””.

“Jeta nuk është e përkufizuar nga njerëzit që qëndrojnë të sinqertë përballë teje, por nga ata që qëndrojnë të sinqertë edhe pas shpinës tënde”.

“Jeta është një ofertë që të bëhet vetëm një herë. Përdore me kujdes”. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button