Motivuese

Çfarë është lumturia? Disa fjali që na ndihmojnë t’i japim kuptim kësaj ndjenje

“Lumturi është të veshesh një bluzë të ngrohtë dimri që na kujton nënën tonë”.

“Lumturi është të marrësh këshillën e duhur nga personi i duhur në momentin që të duhet më tepër”.

“Lumturi është të lexosh përpara se të flesh gjumë, pasi e ke kuptuar se kultura është gjithçka”.

“Lumturi është të mos e vrasësh vërtet mendjen për atë çfarë mund të thonë të tjerët për ty”.

“Lumturi është ajo dashuria e pakushtëzuar dhe pa interes nga ana e prindërve tanë”.

“Lumturi është të marrësh një mesazh të bukur nga dikush që e do”.

“Lumturi është të mos e shpenzosh kohën me njerëzit e gabuar, por me ata që përherë të bëjnë të ndihesh mirë në shoqërinë e tyre”.

“Lumturi është një libër i bukur që mezi pret ta lexosh, ose dy libra, ose tre”.

“Lumturi është të vendosësh në sfond këngën tënde të preferuar, ndërkohë që bën gjërat që të pëlqejnë më tepër”.

“Lumturi është të kuptosh se në jemi në këtë planet si një pikë uji në oqean, ndaj ndonjëherë nuk duhet ta marrim jetën aq seriozisht”.

“Lumturi është të ndash lajmet e mira me dikë, edhe pse mund të jesh me mijëra kilometra larg tij”.

“Lumturi është të shohësh nënën tënde të buzëqeshë”.

“Lumturi është të mos mendosh për shqetësimet e tua, por për gjithë gjërat e bukura që të kanë ndodhur në jetë”.

Leave a Reply

Back to top button