Horizonti.al

Çfarë është në të vërtetë vdekja?

Dallimi në mes i gjallë dhe i vdekur nuk është saktësisht bardhë e zi. Në fakt, askush nuk mund të bjerë dakord për një përkufizim të vetëm, apo një moment të vdekjes. Çfarë është vdekja, dhe kur ndodh? Ndonjëherë edhe pyetjet e thjeshta janë më të vështira për t’iu përgjigjur.

Ju keni dëgjuar me siguri ato histori mesjetare horrori, qoftë të vërteta, apo fabrikuara: Një trup është i përgatitur për varrim, por personi i trondit të gjithë dhe kthehet përsëri në jetë, ndërsa është shtrirë në një arkëmort. Edhe më keq janë historitë e njerëzve që janë varrosur të gjallë. Si mund të ndodhë kjo? E pra, rezulton se të vendosësh se kur një person është i vdekur, është një gjë vërtetë konfuze.

Sipas BBC, “biologjikisht, nuk ka patur kurrë një moment të vetëm të vdekjes, çdo ikje është në të vërtetë një seri mini-vdekjesh, me inde të ndryshme që pakësohen me ritme të ndryshme”. Siç thotë Robert Veatch nga Instituti Kennedy i Etikës: “Zgjedhja e një përkufizimi të vdekjes është në thelb një çështje fetare ose filozofike”.

Mund të jesh i vdekur në disa mënyra

Dikush është me siguri i vdekur, kur pushon së marri frymë, apo jo? Apo ndoshta, kur zemra ndalon së rrahuri? Apo është kur nuk ka aktivitet të trurit? Asnjë nga këto nuk janë të gabuara, vetëm se varet nga ajo që “i vdekur” do të thotë për ju. “Një person shpallet i vdekur, kur zemra ndalon rrahjen, nuk merr më frymë dhe nuk ka qarkullim gjaku për disa minuta”, thotë Dr. James Bernat, profesor i neurologjisë dhe mjekësisë në Dartmouth. Ky është një përshkrim më tradicional i vdekjes, por zakonisht nuk ka një moment kur të gjitha “fiken” në të njëjtën kohë. Siç u tha më lart, ka një seri “mini-vdekjesh”.

Me siguri e keni dëgjuar termin vdekje e trurit. Kjo do të thotë që “të gjithë funksionet e trurit kanë pushuar në mënyrë të pakthyeshme, ndonëse personi merr ende frymë përmes një respiratori. Këta pacientë njihen si kufoma që u rreh ende zemra, dhe ndonëse truri i tyre është i dëmtuar në mënyrë të pakthyeshme, ata kanë organe tërësisht funksionuese dhe puls”.

Një kufomë që i rreh zemra nuk duhet ngatërruar me pacientë në gjendje kome, apo ata në gjendje të përhershme vegjetuese. Atëherë, a janë disa më të vdekur se të vdekurit e tjerë? A mundet që një lloj vdekjeje të vijë para një tjetre? /bota.al

Leave a Reply

Back to top button